13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Cikel me poezi nha poetja Gresilda Rrugeja

Nënë krenare

Nga po shkon moj nënë krenare ?  

Ku po shkon me aq nxitim ? 

Shkoj drejt burgut ku ka xhandarë

Për të takuar birin tim

Në atë burg moj nënë krenare

Çfar do të shohin sytë e tu ?

Njerëz të lig edhe barbarë

Që shpirtërat e nënave ia kanë përvëlu

Atje ka edhe shumë tiranë

Që bijtë e nënave pa gjyq i vranë

Ka edhe patriotë

Që ëndërronin për tjetër botë

Rri e pret nënë e gjorë

Kërkon djalin ta takojë

Ka çarë malet me dëborë

Eh, zemra e nënës veç gjak pikoi

Kur takoi djalin u gëzua

Iu hodh në qafë nuk duroi dot

Zemra e nënës peshë u çua

Sytë e saj rrollën lot

Një rrugë me gjemba ke o nënë përpara 

Një rrugë të gjatë që nuk po ka mbarim

Në Shqipëri nuk është shuajtur fara

Bijtë e enverit komandojnë akoma vendin tim

Një poezi për nënat e liridashësve e shkrova

Historia e tyre në shpirtë më ka vrarë

Lotët rrëke në tokë i lëshova

Se popullin tim e shoh sërisht të përçarë. 

Autori :Gresilda Rrugeja

“”””””””””””””””””””””””””

Trojet shqiptare lëngojnë

Shqipëri tokë e përvëluar

Sa shumë vuajtje ke kaluar

Bijtë e tu për liri janë ngritur

Tokën me gjak e kanë vaditur

Shqipëri!

Të kanë vrarë,të kanë prerë

Të kanë djegur,të kanë coptuar

Moj Shqipëri ,Shqipëri e mjerë

Bijtë nga vatra ti kanë larguar

Ngrihuni  o Shqipëtarë

Edhe bëni besa-besë

Se lotët e të parëve ende nuk janë tharë

Asnjë pëllëmbë toke jashtë të mos mbesë

Bekoje, o Zot, vendin tim

Bashkoj të lutem trojet e tij!

Ktheja buzëqeshjen popullit tim

Të jetojë i lumtur në trojet e tij.

Autori :Gresilda Rrugeja

“”””””””””””””””””””””””””

Emigrantëve

Hëna e bukur ka ndriçuar

Edhe yjet lart në qiell

Emigrantët e dëshpëruar

Lozin natën për tu argëtuar

Yjet lart ne na shikojnë

Diçka ne na tregojnë

Hedhin dritën që të na gëzojnë

Mbi vuajtjet tona që po kalojmë

Anembanë malli u rrit

Te emigrantët që rrojnë me shpresë

E na lidhi e jotja dritë

Që i mban me pakës shpresë

Di si ishim ne të shkretë

Porsi gjuhëza pa gojë

Kudo folëm ne në jetë

Por asnjë s’na dëgjojë

Emigrimi është si moti i zi

Ku vëllai ndahet me vëllanë

Populli s’pati aspak fuqi

Se politikanët krah si dhanë

Emri ytë atëhere do të jetë

Shenjë shprese e guximi

Emigrantë të mos harroni

Në vendin tuaj është gëzimi.

Autori : Gresilda Rrugeja 

“””””””””””””””””””””””””””””””

TITULLI:PAVARËSISË

U nis herët që pa gdhirë

I qetë e i heshtur nëpër det

Që Shqipërinë ta bënte të lirë

E t’i sillte tjetër jetë

Sapo zbriti n’truallin e vet

Krahë hapur populli e pret

Buza ëmbël i buzëqesh

Kur sheh bijtë me armët ngjesh

Në çdo majë të Atdheut 

Rrezja e diellit ndriçonte zjarr

Lirinë solli Ismail Beu

Anë e mbanë truallit Shqiptar

Sa dekada kanë kaluar

Plot me vuajtje e padrejtësi

Shumë njerëz janë flijuar 

Për të shtrenjtën Pavarësi

Burrat e shquar të pavarësisë

I dhan dritë Shqipërisë

Punuan me penë pa pushuar

Për këtë ditë të bekuar

Firmëtarëve iu ndriti fytyra

Bashkë me ta shkelqeu natyra

Pavarësinë e nënshkruan

Bashkë me popullin ata festuan

Para tyre hije rëndë

Me flokë të thinjur si të argjendë

Ngren flamurin kuq e zi

Plaku i Vlorës me krenari

Plaku i mençur përshëndet

Erdhi çasti i madh në jet

Ta gëzojmë Pavarësinë

Të lirë ta mbajmë përherë Shqiperinë.

Gresilda Rrugeja 08 tetor 2019.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.