Të nderuar luftëtar të lirisë dhe ju ushtarë me librezë të partisë,
Republika e Maqedonisë së Veriut me 8-të shtatorë do të kremton 30 vjetorin e themelimit të saj shtet demokratik.
Ndërsa sot u kremtua 40-të vjetori i Njësisë Speciale “TIGRAT”!!!
Brezi i ri mund të mos e dinë, por ju që jeni gjeneratë e asaj kohe me siguri i dini dhe e mbani mend mirë çetnikët e moderuar .

Në marsin e vitit 1981, pak ditë pasi morrën hove demostratat studentore në Kosovë, me vendim të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë u dha urdhër që urgjentisht të formohen formacione policoro-ushtarake dhe njësitë speciale për të penguar frymën revolucionare të shqiptarëve, të ndërpresin hovin e demostratave dhe të likuidojnë fizikisht autorët e “Albanskiot nacionalizam, iredentizam i separatizam”, gradat e tyre janë meritë e dhunës së ushtruar ndaj arsimtarëve shqiptar të diferencuar, arrestimeve me qindra studentë, vrasja e Rexhë Malës, Nuhi Berishës, bashkë me qindra të vrarë student e rini shqiptare, hudhja e bombave helmuese që helmuan Ylfete Humollin, …
Po kjo njësi speciale luftoi Universitetin e Tetovës dhe vrau Abdyselamin, po kjo njësi speciale përdhunoi flamurin tonë kombëtar duke vrarë, arrestuar dhe malltretuar shqiptarët në Gostivar. Po kjo njësi speciale vrau shokët tanë të luftës.
Me çfar ftyre, a kanë ndërgjegje këta njerëz?!!! Njëri zëvendës kryeministër e tjetri zv.Ministër që gojën e kanë plot UÇK, sot u përkulën para ujqive e qenve, duke pranuar dekoratë për lojalitet.
Që nga viti i kaluar kemi kërkuar me shkrim, që me rastin e 20 vjetorit nga lufta e lavdishme e UÇK-së, të ngremë shtatoren e Gjeneralit, Heroit Tahir Sinani në Gostivar dhe përgjigja nga partia e këtyre ishte negative?!!!
Parashtrohet pyetja, cilin popull e përfaqësojnë Artan Grubi dhe Nazim Bushi, a thua interesat i kuj i mbrojnë, kur pranojnë dekoratën e larë me gjak shqiptari?
A thua kuj i keni shërbyer në vitin 2001 që sot në 2021 dekoroheni nga vrrasësit e shqiptarëve.
“””””””””””””””””””

Bursa, R. e Turqisë,
Në prezencën e Gjeneralëve të Shtatmadhërisë Turke me origjinë shqiptare dhe i shoqëruar me dy pilotët që morrën pjesë në granatiimin e Sërbisë gjatë misionit të NATO-së në Ballkan, vitin e kaluar SHVL UÇK u nderua me pllaketë, në shenjë respekti për luftën e lavdishme të ushtarëve të UÇK-së gjatë vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut.

Kjo plaketë e cila mu nda në cilësinë e Kryetarit të SHVL UÇK-së nga Drejtoria e Festivalit Ndërkombëtar “NAKEM”, më bënë më shumë nder që të ndjehem krenar para çdo ushtari e qytetari, se sa të dekorohesh nga formacioni i dëshmuar antishqiptar Njësia Speciale”TIGRAT”, që akoma i kanë duar të lyera në gjak të popullatës sonë dhe më keq, kur për këtë dekoratë, Zv. Kryeministri Artan Grubi dhe Zv. Ministri Nazim Bushi, publikisht përkulën para pllakës përkujtimore të Branitellave, duke u solidarizuar me vrasjet dhe qëndrimet e tyre se UÇK-ja është grup terrorist dhe të rënurit e saj nuk e gëzojnë statusin e dëshmorit, ose të veteranit, ngase ata trajtohen viktima të një konflikti të armatosur, ku branitelat konsiderohen shpëtimtarë dhe UÇK-ja ozurpartor.
Nëse pak do të ishin turpëruar para dëshmorëve dhe trimave të luftës: Hero Fadil Nimani, Hero Tahir Sinani, Dvshmor Lefter Koxhaj, Harun Aliu, Dëshmor Skendirland Llagami, e tj. dhe sikur pak të kishin ndërgjegje kombëtaare, me siguri një dekoratë dhe turp të këtillë nuk do ta kishin pranuar.