13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Daim Hiseni


Të preferuarat 

Ku është balta më e ëmbël se mjalta?
Në Shqipëri.
Me çka veçohet tradita shqiptare?
Me bukë, kryp, e zemër – mikëpritja bujare.
Mbrëmë, në mesin e grupmoshave prej 18 deri në 88 vjet. Në odën e cila edhe në të kaluarën, por edhe sot e kësaj dite mbetet fole e kultivimit të vlerave kulturore, intelektuale dhe atdhetare të krahinës së Dervenit në fshatin Raçe, aty ku edhe ndodhet burimi Duflla i ujit të pishëm që furnizon mbarë qytetin e Shkupit.
Në fillim të muhabetit, për nder të Haxhi Ilazit që ishte personi më i moshuar në mesin tonë, dy mjeshtrit e instrumenteve frymorë z. Shefket Latifi dhe z. Zekirja Haxhiu interpretuan ezgi dhe valle me kavalla.Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Në muhabetin e kësaj nate shtjelluam 4 tema, për të cilat në fillim vlerësuam se janë të dobishme dhe me interes të përgjithshëm të qytetarit shqiptar në komunën e Sarajit dhe mbar qytetin e Shkupit.
1. Muzeu;
Familja Krosi, përpos që janë vatër e arsimit, ata ka një kohë të gjatë që kanë bërë grumbullimin e artifakteve dhe objekteve të rëndësishme historike që datojnë nga periudha dardane e shekullit të parë para krishtit sidhe objekte dhe rekuizite të vetidentitetit kombëtar nga prizma etnologjike si pasuri e trashigimisë kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Rezime:
Duke vlerësuar se interesi kombëtar është mbi interesin individual sidhe respektimit i veprimit institucional, lindi nevoja që ti drejtohemi komunës së Sarajit që në mungesë të muzeut historik, etnologjik, etnokostumografik të shqiptarëve të Shkupit me rrethinë, të cakton një komision për evidentimin dhe vlersimin e artifakteve dhe objekteve me vlerë kulturore, që më pas të ngritë për të ngritë iniciativën për themelimin e muzeut historik dhe etnologjik duke ruajtur pasurinë e trashigimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve nga treva e dervenit dhe më gjërë.
2. Në mungesë të interesimit të mediumit shetërorë ku taksapagues është edhe qytetari i dervenit, mbrëmë hudhëm ca dritë në hulumtimin e emrave dhe krijimtarisë artistike të kultivuesve të folklorit burimorë të trevës së dervenit nga shekulli i kaluar.
Rezime:
U formua grupi punues prej 5 anëtarëve me Kryetar Prof. Ylber Idrizi, të cilët do të bëjnë arkivimin dhe dokumentimin me të dhëna faktografike për një plejadë të tërë të atyre që kanë lënë gjurmë në thesarin burimorë,
3. Themelimi dhe organizimi i festivale folklorike, ka ngjallë interesimin ndaj valleve popullore, artit figurativ dhe krijimtarisv letrare te grupmoshat e reja në fshatrat: Bojanë, Raçe dhe Kopanicë.
Rezime:
– Sh.k.a..” Duflla”, është e interesuar të hap konkurs për pranimin e anëtarëve të rinj në zhvillimin, kultivimin dhe afirmimin e vlerave kulturore, duke i përfshirë tre fshatrat e sipër përmendur. Mungesa e objektit dhe mbulimi i harxhimeve teknike të koreografëve që do të bashkëpunojnë me shkollat fillore në zbulimin e talentëve të rinj, pamundëson realizimin e dëshirës së fëmijëve.
Një komunë e gjërë si Saraji, edhe si ka nevojë për një shtëpi kulture, e cila të paktën do të mundësonte organizimin e revialeve për fëmijë dhe organizimin e takimeve të ndryshme të qytetarëve nga treva e Dervenit.
4. Situata politike në Kosovë dhe kërcnimet serbe për destabilizim, përpos organeve dhe institucioneve relevante, janë shqetsim edhe për banorët e dervenit. Për këtë temë kishim një takim të veçant me bashkëluftëtarët dhe disa nga strukturat e dalura nga lufta, ku njëzëri u konstatua se kudo në botë që ndodhin kriza humanitare, është e njerëzishme të ndihmohet, ndrsa kur ndodhë ndonjë krizë tek vëllezërit e një gjaku, atëherë silidarizimi nga obligimi kalon në detyrim.
Nga tema e fundit u përmendën edhe emra të familjeve patriotike dhe heroike të Kosovës. Gjithmon kënga ka ngritur moralin dhe përmes këngës rapsodët u thurin lavdi dëshmorëve. Mbrëmë kishim nderin që këtë kënaqësi ta përjetojmë nga zëri i bukur i kënëgëtarëve Arif Haxhiu, Ilmi Tanallari, Zekirja Çilafi, Ylber Idrizi, Zekirja Haxhiu dhe të tjerë.
E dij që shumica nga ju, keni mallë dhe dëshirë që të ishi mbrëmë pjesë e shoqërisë sonë.
E dij dhe ndjehemi të lumtur që jemi bërë shkaktar për tu hapur edhe oda të tjera ne vise të ndryshme tonat. E fillova me mikëpritjen dhe e përfundoj po me të njëjtën fjalë:
Oda është e hapur dhe gjithmonë jeni të mirëseardhur.
Një falenderim i veçant për djaloshin artdashës Adis Haxhiu dhe nikoqirin e odës z. Rexhep Haxhiu
Zoti ju dhasht bereqet,
Mirënjohës dhe falenderues pvr nderin dhe respektin që tregoni ndaj meje dhe gjithë mysafirëve të tjerë.
Hapni dhe organizoni oda duke i bashkuar rininë mes vete, duke i nderuar me këngë, me valle, me lojra, humor dhe tema të karakterit edukativ në ruajtjen e vlerave morale duke ngacmuar ngritjen e vetëdijes së tyre qytetare dhe intelektuale.
Ai që nderon gjakun dhe respekton fisin,
Atij i ka hije, ta mbajë në kokë plisin.
ps.
Bisedën nga mbrëmë e postova, që sadopak të ngacmojm dhe të prekim sensin e institucioneve tona të vdekura.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.