Te gjithe po flasin kur bien nga fiku…!
Eshte kthyer ne norme, per te gjithe njerezit e politikes, te flasin e te hedhin balte per ate parti te ciles i sherbyen vite me radhe, te hedhin akuza, te cvleresojne e te ofendojne ata njerez, me te cilet punuan e bashkejetuan vite me radhe, me te cilet ishin per vite me radhe pjese e te njejtes familje politike.
Dhe kjo permbysje, ndodhe zakonisht menjehere, pasi keto politikane apo deputete bien nga fiku.
Kjo ndodhe qe diten e pare kur ata nuk jane me as ministra dhe as deputete.Ky ndryshim ndodhe ne nje gjendje te re shoqerore kur ata kane rene, i kane humbur te tera privilegjet dhe jane kthyer ne qytetare te zakonshem,ne njerez te thjeshte.
Te mesuar me perfitime te pamerituara,me ndere e privilegje qe si kane pare as ne ender, keto mjerane,kryesisht varfanjake ne mendime e ne veprime,rikthimin ne gjendjen e meparshme kur nuk ishin asgje e perjetojne si nje drame si nje padrejtesi te madhe qe i eshte bere personalitetit dhe karrieres se tyre “brilante”.
Ne keto kushte ato fillojne te gjuajne me bresheri e te hedhin balte, pikerisht mbi ata qe i kane vene ne ato poste,mbi ata qe deri dje i kane patur permbi krye.
Ne kete pike fillon e mbaron morali i tyre i shprishur dhe argumenti eshte fare i thjeshte.Ata apo ato, kane ardhur ne politike, jo per vlerat e tyre morale njerzore e profesionale,ata apo ato jane aty sepse kane ditur mire te nenshtrohen, te vihen ne resht e ti sherbejne me zell kryetarit, atij qe i ka vene dhe i ka hapur rrugen drejt politikes “Alla shqiptare”.Me te tille njerez laramane, eshte e mbushur politika ne Shqiperi, ne te gjitha krahet dhe me keto njerez, gjerat nuk mund te ndryshojne.
Jemi nder vendet e pakta te kontinentit ku perzgjedhja e deputeteve e ministrave , gjyqtarve prokurorve e te tjere shtetareve te larte, eshte rrigorozisht e personalizuar.
Dhe ketu kam parasysh kryetaret uzurpatore te partive te cilet sillen me Partine si me nje nderrmarje private dhe bejne cfare te duan me te, me njerezit qe per arsye nga me te ndryshmet, jane rreshtuar aty e presin me shprese qe gjerat te ndryshojne.
Jemi nder vendet e rralla ne Europe, ku pergjithsisht, ministrat e deputetet tane cfaqen para opinionit publik si Ufot te cilet pa pritur i shikojme ne erresiren e qiellit.
Shume prej tyre jane me CV te cunguara dhe pa kontribute te meparshme per shoqerine.Ata nuk jane njerez te spikatur ne fusha te ndryshme te dijes, te ekonomise e te kultures shqiptare, per rrjedhoje nuk e bejne dot punen te cilen e kane marre persiper.
Ndryshe ndodhe ne vendet e qytetruara e me demokraci te zhvilluar.
Atje njerezit hyjne natyrshem ne politike sepse jane zgjedhur drejt, per ta kryer me kompetence punen dhe per ti sherbyer vendit te vet.
Ne keto vende hyjne ne politike personalitete te njohura me pare, njerez me kontribute te deshmuara per shoqerine ndersa ne Shqiperi jo rralle here ne i mesojme emrin e mbiemrin pasi behen ministra e deputete, prokurore e gjyqtare ne te gjitha nivelet dhe ketyre njerezve i kemi dhene ne dore,fatin e nje populli qe shkel cdo dite mbi ar e jeton si fukara.
Nga keta njerez e presim Vetingun,Dekriminalizimin,perparimin e zhvillimin e Shqiperise.Per fat te keq presim kot e jetojme me endra.
Me keto njerez qe kemi zgjedhur, majtas e djathtas, ndryshimi qe ne e deshirojme nuk mund te vije kurre.
Shqiptaret duhet ti hapin mire syte e te bejne gjithcka qe eshte e mundur, per te futur ne politike, ata njerez qe me te vertete e meritojne,nderkohe duhet me cdo kusht ti largojme ata qe para syve tane, ne 25 vjet, bene cfare kane dashur me fatin e Shqiperise e te shqiptarve.
Eshte me te vertete koha per te vepruar.