2.5 C
Tiranë
E martë, 11 Shkurt 2025

Dashamir Uruçi

Degjova me shume vemendje Emisionin e Ylli Ragipit ku ishte i ftuar Presidenti i Kosoves,Hashim Thaçi.
Kuptova kembenguljen e analisteve per ta zberthyer presidentin para qytetarve te vet dhe gjithashtu qendresen e Presidentit deri ne fund te emisionit per te mos e thene thelbin e çeshtjes:
A do te kete kembim te territoreve midis Kosoves se sotme dhe Serbise.?
A do te kembehen Zveçani,Zubin Patoku,Leposaviqi dhe Mitrovica e Veriut me Komunat shqiptare te Serbise,me Presheven Bujanocin e Medvegjen…!
A duhet bere ky kembim i territoreve,çfare humbet Kosova dhe a duhet te humbim me, nga trojet shqiptare, te rrudhura ne menyre te pandalur, ne keto njeqind vitet e fundit…?
A eshte ne tagrin e presidentit te Republikes apo e kujdo tjeter,çeshtja e integritetit territorial te Kosoves…?
Pse shtrohet ne te njejten kohe çeshtja e territorit te Kosoves se Pavarur me bashkimin e tre komunave shqiptare,me Kosoven…?
Pyetjet jane te shumta dhe kane nevoje per pergjigje te matura e shterruese te cilat shqiptaret i presin me padurim sidomos nga goja e liderve te politikes shqiptare.
Ajo qe me tronditi rende ishte pergjigjja qe presidenti THAÇI e dha per qytetaret shqiptare. Ai do te ishte dakort me te gjitha zgjidhjet te cilat do te ishin te pranuara nga Amerika dhe Bashkimi Europian…!
Pas kesaj, natyrshem lind pyetja:
Çfare do te bejne shqiptaret nese zgjidhja qe vjen nga EUROATLLANTIKU,do te preke interesat e shqiptarve,do ti jape serbeve pasurite e paperseritshme te veriut te Kosoves,bashke me komunat e saj e ne kembim te mos marrim asgje nga ato territore qe historikisht kane qene shqiptare.
A kemi ne shqiptaret politika kombetare dhe pse jemi ulur ne bisedime me serbet kur nga ana e tyre flitet vetem per interesat e Serbise dhe asgje per interesat e shqiptarve.
Nese zgjidhjet i presim vetem nga Amerika dhe Bashkimi Europian perse na duhen politikanet tane perse duhet ti pyesim e aq me pak ti degjojme kur shesin ne ekranet e tekevizionit ATDHEDASHURI…?

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.