LAMTUMIRË MITHAT SHPUZA.
Sot percollem per ne banesen e fundit, shokun tim te rinise e te jetes,kushuririn tim te afert, Mithatin e paharruar.
Me nje diference te vogel ne moshe ishim rritur prane e prane njeri tjetrit ,ne dy shtepia karakteristike e te vjetra shkodrane, ku jetonin dy motrat, nena ime ESMA e motra e saj,tezja e ime VASFIJE.
Une djale mesuesi e ai djale tregtari emer qe e ndoqi tere jeten megjithe pasojat qe barte nga pas.
Pa pasuri,pa toka e pa shtepi i la sistemi komunist por nuk i çveshi dot, nga krenaria familjare,nga dashuria per njerezit nga fisnikeria,cilesi qe Mithati i kishte misheruar e trashiguar.
Bashke me shoqen e jetes, Adrianen e perballuan me dinjitet jeten si dhe rriten dy femije,Miaden dhe Elvinin e mrekullueshem.
Edhe ne TIRANE, ku jetuam afro 20 vjet, se bashku, fati e solli te ishim ne nje lagje, prane e prane njeri tjetri.
Shpesh here takoheshim e bisedonim per tema nga me te ndryshmet,ngacmonim njeri tjetrin per politike e ndanim se bashku hallet e jetes.
Ne te gjitha rastet e hidherimeve e te gezimeve familjare, ne familjarisht kemi qene tek njeri tjetri.
Edhe ne kete kohe te çmendur e te rrethuar nga virusi vrases, perseri ishim bashke, me mendje e me zemer e shpesh here e ndanim makthin e pandemise se bashku.
Bisedonim gjate ne telefon e gjithmone, sidomos muajt e fundit e linim pezull takimin ne kafene.
Te kam dashur shume MITHAT i shtrenjte, ty dhe krejt familjen tende te vogel e te madhe e jo vetem une por edhe motra ZANA e krejt familja e jone qe ju kemi patur ne dere te shtepise, ju kemi dashur me zemer.
Ike per te mos u kthyer më e na le pas, nje grope qe nuk do te mbyllet kurre.
E ndaj dhimbjen me ju, ADRIANE e dashur dhe ju femijet e mrekullueshem, EDVINI E MIADA.
Te jeni krenare se babai i juaj, ju la pas nje emer te nderuar e te respektuar.
Ngushllime per ju, motrat SADETE E ZENEPE e vella FERIT.
Ngushllime te gjitheve, nipave e mbesave qe e kane dashur shume.
Lamtumire …!
Dashamir URUÇI
SHKODER,Janar 2021.