Faik Xhani
( Mjeshtër i madh)
Ndihem me fat dhe thellësisht i vlerësuar që më është dhënë mundësia ta kem në bibliotekën time librin e autorit Çaush Kullafi, “Dashuri e gdhendur”. Një vepër që nuk lexohet thjesht, por përjetohet. Në të, dashuria e vërtetë nuk paraqitet si një ndjesi sipërfaqësore apo episodike, por si një përmasë gjithpërfshirëse që depërton në thellësitë më intime të qenies njerëzore dhe shfaqet si energji e gjallë në çdo stad të jetës së një çifti të rrallë mësuesish, edukatorë me pasion dhe përkushtim që i kanë dhënë jetë, dritë dhe ngrohtësi jo vetëm njëri-tjetrit, por dhe gjithë mjedisit ku kanë jetuar e punuar.
Siç shprehet edhe kryeredaktori i veprës, Prof. Bashkim Saliasi: “Një jetë në faqe, një zemër në çdo rresht”, ky libër i përbërë nga 152 faqe është një rrëfim i sinqertë dhe thellësisht njerëzor. Me një stil të natyrshëm dhe të pasur emocionalisht, autori të përfshin në një ortek kujtimesh, ndjesish dhe refleksionesh që lënë gjurmë. Herë të mbushin me ngrohtësi e buzëqeshje, herë të përlotin nga mallëngjimi e dhimbja për kohë të vështira e sakrifica të panumërta. Kohë kur edhe një palë rroba banje apo një kanaçe në bregdetin e Ksamilit ishin luks i paarritshëm, dhe ku mentalitetet e ngurta e zakonet prapanike e vendosnin dashurinë e sinqertë përballë murit të paragjykimit dhe ndalimit.
Megjithatë, në këtë mjedis të vështirë e shpesh armiqësor ndaj lirive personale, dashuria triumfon. Kjo është thelbi i librit: fitorja e ndjenjës së pastër mbi pengesat, përbuzjen dhe padrejtësitë. Dashuria e Caushit dhe Zylfies del si një dritë që thyen errësirën e kohës, një dashuri që nuk është vetëm histori personale, por edhe një metaforë e fuqishme për qëndresën, përkushtimin dhe idealizmin e brezit të tyre.
Autori e ndërton rrëfimin me një mjeshtëri të rrallë: fjala e tij është e zgjedhur, e peshëruar, e përkëdhelur dhe e latuar me kujdes. Ai i jep fjalës dritë, shpirt dhe ndjeshmëri, duke e kthyer librin në një përvojë të ngrohtë dhe të paharrueshme për çdo lexues. Stili i tij është i rrjedhshëm dhe i kapshëm, por njëkohësisht i thellë dhe i pasur në mesazhe humane.
Virtyti I dashurise, mirenjohjes dhe vleresimit te autori Caush Kullafi ka arritur majat. Ka marre permasat e nje lidershipi e modeli bashkekohor. Te cilat ndricojne me se miri te vlerat e shkolles “Vellazerimi”, tek drejuesit e saj e vecanerisht te drejtoresha Merita Prenga, kolektivit pedagogjik te kesaj shkolle, mesuesi Celik Petriti, ne festivalin e kenges Librazhd, disa reportazhe ne “Zerin Rinise”, ne faqet e gazetes “Zana w Cermenikes”, ne dhjetra shkrime te “Fjala e lire, e prof. Fatmir Terziut ne Angli dhe “Dritare e Re” Itali e Gjin Muses.
Në thelb, Dashuri e gdhendur është një himn për dashurinë dhe dinjitetin njerëzor, një dokument shpirtëror për brezat e rinj, një kujtesë e çmuar për atë që duhet ruajtur e çmuar: ndjenja e pastër, besimi, përkushtimi dhe kurajoja për të dashur pavarësisht gjithçkaje.
Qershor 2025