4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Dava Gjoka Lleshaj

Dedikuar rapsodit të Malësisë se Dukagjinit , Mëhill Çuni ,i cili ndërroi jetë më 10 Shtator 2021 !Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme
TI S’KE VDEKUR O RAPSOD !
Iku sot rapsod Mhill Çuni
Bir i Malësisë së Madhe
Po qan djepi që e përkundi
Po qajnë kreshtat bashkë me male
Po qan sot dhe çiftelia
Po qajnë skenat n’festivale
Qan lahuta e sharkia
Për rapsodin e Malesisë Madhe
Qan dhe vargu për poetin
Që aq bukur ti e shkrove
Po qan vala bashkë me detin
Qan dhe kënga që këndove
Ti s’ke vdekur o rapsod
Gjallë do t’mbetesh nëpër breza
Zëri yt për jetë e mot
Do t’ushtojë n’ male e shkrepa
Dava Gjoka Lleshaj , Tiranë 11 Shtator 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.