13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Dava Nikolli

MOS MË ZGJO!

Mos më zgjo!
Dua të rri krahëve gjumit sot.
Lermë të fle, të lutem pusho!
Jo, nuk ngrihem dot!
Mos më zgjo!
Jam mësuar, vet të zgjohem.
T’ma trëmbësh ëndrrën mos guxo!
Ato në gjumë sistemohen.
Mos më zgjo!
Dua të jetoj gjatë me ëndrrën.
Hesht të lutem, mos, mos!
Kështu e mbaj në ritëm zemrën.
Mos më zgjo!
Lermë në ëndrra të fle gjumë!
Të fle edhe një shekull tjetër,
atëherë mjaft, s’dua më shumë!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

PARAZITI
Konsumatorë janë krejt njerëzit e botës.
Që nga krijimi i saj e deri më sot.
Buzëgaz kjo njerëzi i vjel prodhimet e tokës,
duke i mbushur magazinat plot e përplot.
Çdo njeri në jetë është konsumator.
Në fakt duhet të jetë edhe prodhues.
Prej qiellit o njeri, asgjë s’të bie në dorë,
puno, prodho e mos u bëj përfitues!
Si njeri je i kushtueshëm, pra ke vlerë,
duke punuar vetes ia rrit më tepër vlerat.
Pa punë s’ka jetë në dimër as në verë,
pa punë, ushqehen në stall veç derrat!
Kërkon të jesh konsumator pa punuar.
Po si nuk të vret pak ndërgjegja jote?
Mëkatar, mbi kurriz të tjerëve duke jetuar,
je thjeshtë, parazit i ndyrë i kësaj bote!

9 Dhjetor 2018

 

DITARI I SHPIRTIT
Në arkë të nënës, mes petkash harruar,
ruhej ky ditar diku i zhubrosur.
Nuk dija ç’dorë aty e kishte vënë!
Ç’dorë e kish shkruar aq përsosur!
Më të shenjtin emër mbante mbi kapak!
E marr para duarsh, e puth, e ledhatoj.
Fletët e përlotura një nga një i hap,
me një frymë ç’kishte brenda, i lexoj.

Isha fëmijë e, si para altarit, u betova,

ditarin e shpirtit të saj do ta hedh në fletë!

Afër fjalëve të nënës, të miat rreshtova,

ndaj në ditar të marrin frymë dy jetë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.