Njizet e kater orë mâ shum.
Nàdje, sa hap sytë, mendo.
Mendo se sot asht nji ditë e re.
Mendo se sot je nji ditë mâ i madh
e din ma shum se dje.
Mendo se je nji ditë mâ i pasun
(për ata që pasuninë e vlersojnë me portofol kjo nuk vlen)
Mendo se Zoti t’ka dhurú edhe njizet e kater orë bekim.
Njizet e kater orë jetë.
Njizet e kater orë dashni.
Shijoje
me energji pozitive,
ndaje me shoke, miq e familje.
Se energjija kur ndahet ndriçon mâ shum
E zemra rreh mâ àmel
Aq sa rrahjet e saj mundet me i ndi
veç kryti i personit që mbshtètet n’gjoksin tànd.
E kur n’perqafim ke njirin që don.
Mendo,
A ja vlen me falenderu Zotin
që edhe njizet e kater orë mâ tepër
t’ban me u ndi mbret.
Mendo pozitivisht
se driten e shpirtit tánd
e ndezë veç energjija jote.
“””””””””””””””””””””””
E kam provúe
me ju njit malit nji shteg dhish
e, ja kam dâlë
ME MBRRITË N’MÂJË.
E kam provúe
me ec kamzdâthë
mbi gacat e zjermit tem,
SI EREMIT ASKET.
E kam provúe
me shkrúe poezinë má t’bukur për tý,
por nuk kam muejt.
E TÁNA FLETËT I KAM SHKÝE, SI SHPIRTIN.
E kam provúe
me u zhýtë
n’thellsinë e shpirtit tand,
NJATY JAM MBÝTË.
Tash jam dorzùe
n’ty
ban çka t’duesh veç mos m’lèn
GJÂLLË E PËR GAZÈP.
Jam dorzúe,
njàq sa nuk guxoj mâ me shkrúe,
PËR TY AS PËR DASHNINË…