20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Delo Isufi

LE TË VDES

Pres të grindem me Ty prap,
Të më thuash, jo, nuk dua,
Dhe pastaj të ikësh me vrap,
Të të kap,të të marr në duar.
Dhe të lozim e të qeshim,
Sikur të ishim dy fëmijë,
Yjet mysafir t’ i presin,
Edhe hënën kur të vij.
Me shaka Ti të më thuash,
Si s’ u bëre njëherë serioz,
Unë sërish të marr në duar,
Dhe të puth gushë e gjoks.
Dhe të puth e të përqafoj,
Të hedh lart dhe të pres,
Dhe pastaj e dashur moj,
E kam hak, le të vdes.

Autori Delo Isufi

“”””””””””””””””””””

Duke lexuar librin me poezi të poetit Xheladin Mjeku , midis të tjerave, veçova këtë poezi.
Libri i tij “HAPERKRAH” është vërtetë një perlë poetike.
Pergezime autorit
Xheladin Mjeku
HIMNI I PLISIT
Kur shpalosëm historinë
Gjithandej mitosin e lashtë
Odiseu dhe Uliksi
Qeleshbardhë po rrinin bashkë !
Padyshim se plisi i bardhë
Rrugëtoi shtigjeve plot lavdi
Në fronte lufte e gëzime jete
Madhështor në histori
Dhe po deshe të mësosh
Plisin pse e mbajmë mbi ballë ?
Bota ta mësoi të vërtetën
Këtë e kemi simbol kombëtar !
Kthejmë të djeshmën nga kujtesa
Të parët tanë ngrisnin dolli
Në ballë të fronit qeleshja ndrinte
Koha bënte mrekulli !
Në kuvende e ndër beteja
Bij të pushkës e të penës së artë
Himn i ngrisnin plisit tim
E lartësuan në piedestal
Nuk e thotë dot me fjalë
As poeti në vargun e tij
Historinë e plisit tim
Trashëgim nga çdo brezni
Himn i vlerave shekullore
Është bardhësi e atdheut mbarë
Lart kumbon kushtrimi ynë :
-O sa mirë me qenë shqiptar !

Se vërtetë kjo mrekulli

Gjithandej nga kohë e lashtë

Si Uliksi e Odiseu

Gjithë arbërorët jemi bashkë !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.