“”””””””””””””””
BOTA & FAMA E FËMIJËVE TANË
Me Ulsi Tonuzin më takoi rastesia
Të shkuarën e tashmen mësova prej Tija
Probleme të cilat nuk e mban poezia
Vepra mbase do shkruaj historia
Peripeci kaloi shumë për vajtjen në Francë
Dhe i dhanë viston e kthimit me familjen bashkë
Po fëmijët ekselent në studimet shkollore
Thyen barrierat franceze të pengesave ligjore
Të katra vajzat të mirë-shkolluara
Inxhinieri njëra,tjetra arkitektura
Të voglat edhe futbolliste në Lion
Madje Daniela kapitene,skuadrën drejton
Ku po degdisen fëmijët tanë
Në gjithë botën po marrin famë
Këtu lindin, ne i edukojmë
Gati i marrin tjerët i promovojnë
O pikë e zezë çna gjeti e ku po vemi
Mallkimi po na bën zvarrë të tërhiqemi
Por dhe të pa fat,të pa pjekur mbetemi
Përderisa me këtë udhëheqje pajtohemi
Bota me fëmijët tanë,po mburret
Identitetin tonë,duan të zhduket
Të na fshijnë me trup e kokë
Krenaria e shqipes ta ulin për tokë
Turp,turp për dje sot dhe neser
Nëse akoma shkojmë me avazin e vjeter
O njerëz e populli im i shumëvuajtur
Zgjidhni ju lutem qeverin e duhur
Të kthehet ajka e të larguave ndër vite
Të ndalet plaga e ikjeve masive
Tu kthehen fëmijet vatrave të origjinës
Të thahen lotët gjysheve fëtyrës
Demir Rusi