JONADA IKU,FAJ DHE NE KEMI…
(kushtuar vogëlushes 7-vjeçare,vrarë mizorisht nga pakujdesia në plazh)
O miq,o vëllezer e motra të vendit tim
Dilni sot,të gjithë shkojmë në varrim
Të heshtur, kokulur me lot në sy
Edhe për fajin tonë po varroset një fëmi
Po po fajtorë të gjithë jemi
Për çdo padrejtësi që i bëhet këtij vendi
Përderisa heshtur e duarkryq rrijmë
Fatkeqsit rrotull të gjithëve na vijnë
Jonada iku, në qiell viktimë pa faj
Prinderit e të vetet la mbytur në vaj
Dhe të gjithë shqiptarët ngado ku janë
Faqet prush ndezur e të lagura kanë
Dhe unë që po shkruaj keto rreshta dedikuese
Ngjyej penën në lotët e dhimbjes përvëluese
Një shtatë vjeçare,një çilimi
I merret jeta për pakujdesi
Kjo është vrasje e paralajmëruar
Përderisa shteti është i korruptuar
Kriminelat për ditë jetë njerzish marrin
Dihen kush janë e s’guxojnë ti kapin
O popull o njerëzit e mirë të vendit tim
Mblidhuni guxoni bëhuni trim
Përndryshe të gjithë pasqafe e kemi
Sot a neser viktima do jemi
Në vazhdojmë të heshtin e rrimë indiferent
Jonada do të ketë shumë ky vend
Me fal vogëlueshe të mora shembull
Për ne do mbetesh më i bukuri ëngjëll