Vargje nga Oficeri i Policisë Hamit Toçi
(Verses from the Police Officer Hamit Toçi)

Dëshmorëve të Policisë
(Për Atdheun, Shqipërinë)
Shumë policë e oficerë
Me plagë e plumba në trup, të vrarë,
Nga dora e pabesë, e zezë e krimit,
Përgjysmë ëndrrën si punonjës rendi e lanë.
Emrat e tyre ndrijnë mes yjeve,
Si yje pulsojnë në shpirtrat tanë,
Në kujtesën popullore me këngë janë gdhendur,
Dëshmorë të përjetshëm të Atdheut janë.
Në botë plagë policësh sheh rrallë,
Kush vret policin, vret shtetin vetë!…
Në Shqipëri, për çudi, shteti hesht,
Dhe plagët i vuan populli shqiptar.
Dorë e mallkuar, policët pse i prek?!…
Nuk vret një e dy, po me dhjetëra vret,
Arbeni e Ganiu, Musai e Sabriu,
Shaqiri e të tjerë, heronj të larë në gjakun e vet!…
Dhe krimi i pangopur vazhdon e merr jetë,
Batare plumbash gdhendur në drurë e në mure,
Oh, sa bij nënash në vendngjarje janë gjetë
Dhe lufta me kriminelët ende nuk po rresht!…
Në krye të detyrës policët japin jetë,
Për Atdheun bëhen Nder e Krenari,
Me gjakun e tyre shkruhen epope,
Të luftës heroike për rend e qetësi.
Uniforma blu e tyre veshur në rini,
Si bluja qiellore me diell, yje e hënë,
Është simbol guximi, nder e lavdi,
Simbol sakrifice për martirët rënë.
Policia shqiptare si luftëtare lufton,
Si Shqiponja prenë, pabesinë e krimin përgjon,
Krimin e zi që fshehtas si terr e si ferr,
Policët me plumba pas shpine i qëllon.
Dora kriminale qëllon e vret,
Krejt të pafajshëm policë e oficerë,
Po për shokët e kolegët puna vazhdon,
Heroizmin e policëve martirë më tej e çojnë.
Shumë shqiponja policie,
Me krimin duke luftuar,
Në këto vite trazicioni,
Janë vrarë e sakatuar.
Plumba e plagë mbi Atdhe,
Dhimbje, lotë e vetëtima,
Shkrepnin armët si rrufe,
Plumbat qiellin vetëtinin!…
Dhimbje e lotë pa mbarim
Lotë nënash dhe fëmijësh,
Dora e krimit vret e nxin,
Gjaku e lotët vetëtinin!…
Për këta policë sokola,
Nder e Lavdi për Shqipëri,
Nëna e fëmijë zemër ngrirë
Lotë, vaje e dhemshuri.
Shumë varre janë hapur,
Në këta vite plot bubullima,
Shumë dëshmorë, policë të rënë,
Gjak e lotë dhe vetëtima.
U lodhëm me vaje e britma,
Kohë e përgjakur, policë të vrarë,
Mjaft me plumba e vetëtima,
Gjak e lot e shi – litarë!…
Në emër të ligjit, jetën dhanë,
Në emër të të shtrenjtit Atdhe,
Familjarët në zemra i kanë,
Historinë e gdhendën me rrufe!…
Hamit Toçi
Drejtues Policie