NA U SHUA MBRETËRESHA.
Ikona e këngës,thesari Kombëtar, krenaria e Kosovës,
Diva Nexhmije, motra e shtrenjtë e Ibrahim Rugovës !
Mbretëresha e këngës shqiptare,na ishte dhuratë nga Zoti ,
Na iku n’amëshim ,dhe Kombit tonë, n’shpirtë iu ngeli loti !
Sytë e saj të gjelbërt, si dy liqej më bukuri përrallore,
Bukuria , sjelljet dhe buzëqeshja e saj, ishin engjëllore .
Para shtatëmbëdhjetë vitesh e takova, sytë m’u mbushen lot,
Nga madhështia e pranisë së saj , gruaja më e bukur n’botë !
Pas Nexhmijes,erdhen dhe ikën shumë këngëtare,
Por shoqja e saj, s’ka për t’na lindur më,n’trojet shqiptare !
Brez pas brezit,do e kujtojmë , Kombi i jonë sa t’jemi gjallë,
Bilbilin e shqiptarisë, që na e la kujtim një zë magjeps,zërin e saj !
“”””””””””””””””””””
DY KITARISTE , DY ARTISTE.
Pranvera Sula Çobo, e bukura shkodrane,
Nagihanë Behluli Shkololli, bukuroshja pejane.
Njëra e lindur në Kosovë, tjetra n’Shqipëri,
Qyshëse n’fëmijëri,me kitare kan rënë n’dashuri !
Pranvera , dhe violinë, piano e tastiere,i zoteron ,
Ca prej këtyre instrumenteve, fëmijëve ua mëson .
Në New York,organizon shumë koncerte,kjo sokoleshë ,
N’Shkodër, n’shkollë t’mesme , aq e re, ishte ,profesoreshë .
Pranveren Zoti e ka falur më shumë dhunti, këtë fytyrë kukull,
Vitin e Ri 2019, më përcolli më kitare,por edhe këndon bukur!
Nagihanë Behluli Shkololli, është kitaristja e parë kosovare,
Gjimnazin e ka mbaruar n’ Pejë, më dashuri t’madhe për kitare !
Dy kitariste, dy artiste, njëra biondinë,tjetra zeshkane,
Dy familijare, për talentin e tyre,duhet që t’jenë krenare.!
Dy të bukura ,njëra nga Kosova, tjetra nga Shqipëria ,
T’mrekullueshmet Pranvera e Nagihanë, janë motrat e mia !
Bel këputura Nagihanë,sy zezën,e bardhë si borë,
E shohim duke e losur kitaren ,edhe n’ televizor .
Për herë të parë, i pata takuar ,këtu n’Amerike,
Në një koncert,ku ato të dyja bashkë , bënin muzikë .