13.2 C
Tiranë
E enjte, 27 Mars 2025

DO IK VIRUSI- PRAP BASHKË DO RRIMË

Shkruar nga Mëhill Marku

==DO IK VIRUSI- PRAP BASHKË DO RRIMË !==
================================
Sot e mora lapsin
Të them një mendim
Fjalët bashkë s’më hasin
Dhe fjalët janë në strehim!

Fjalë shkruaj, fjalë prish
Sikur i nxjerr nga pusi
Motivi seç mu trisht
Mos fjalët i zë virusi !?

Dhe prap bëj të shkruaj
Mendimi jo,nuk ndalet
Në se s’ju pelqen vargu
Kohë virusi, më falet !

Serish i çukis vargjet
Si ai zogu me skep
Me spirancë nxjerr fjalët
Virusi dot s’më step!

Vargjet merri zog i dashur
Per mua bëju sot korier
Pa faj jemi si të burgosur
Lexuesve çoja në çdo derë !

Në vend të perqafimit
Çoju një varg, cicërimë
Shkundi prej trishtimit
Thuaju: do ik virusi

Bashkë prap do rrimë !

Mëhill Marku
Shëngjin : 20.03.2020 11: 34

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.