Në shtrat të shpirtit tim,
zë i ëmbël,më zgjoi,
më hodhi një vështrim,
pastaj,fort më përqafoj.
Do jetoj-për ty më tha,
do jetoj-për ty zemër,
do jetoj-t’kam gjithçka,
se je më e çiltra femër !
Do jetoj-le t’më ken’ inat,
do jetoj-dhe pse më shat’
do jetoj-se jam mirësi,
do jetoj-se pulsoj dashuri.
Do jem-Diell në mëngjes,
do jem-lule për shpresë,
do jem-aty ku je edhe ti,
jo zhgënjim,por Dashuri !!
Do jetoj-dhe në pikëz loti,
do jetoj-sa jetë mjep Zoti !!
@Nga Diti Bumçe.
Dt.21/11/2022
“””””””””””””””””””””
