Drita Haxhillari

Meditoj për ty..!May be an image of 1 person, qiell dhe mal
Flas me vargun tim,me përkëdheli,
kërshëri fëmie,brenda fjalës je ti,
ndezur vullkan,ndjenjë e shpirtit tim,
zemër zjarr i një Dielli në shkëlqim.
Lumturohem shumë,në ç’do ndjesi,
çiltër buzëqesh,ëmbël si një fëmi.
Pas një pasioni të ndezur,jemi ne.
u njohëm si një lojë në plot hare,
symbyllur,në dëlirësinë e një femre,
mpleksur pas meje,në fjalë zemre.
Shpirt që mbretëron në brishtësi,
mbështjellë në ndjenja,në dashuri.
Mere vargun tim,në rreshta butësi,
në sfondin blu të Qiellit,unë dhe ti,
ç”do germë,peisazh i një të vërtete,
në ç’do kapitull,frymim i një jete.
Nisje mëngjesesh,me sfida përball’
finish startuar,me puthje plot mall.
Mister i fshehur në përditshmëri,
labirinth lakuar,në kthesa,në risi.
Surpriza të ethshme,në brendësi,
makth i fshirë,skanuar në ligësi.
Mere vargun tim,që daljen të gjesh,
flake ç’do trishtim,pranë do m’ kesh !
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt:18.04.2021
“”””””””””””””
Një fjalë.
Në kthinën e pritjes…
në pritjen me shpresë,
në cikjen e ringritjes,
për një fjalë pres…
Mbërthyer në mall,
shpirti më pikoj…
përse s’po vjen vall’
fjala që kërkoj !?
Një fjalë të ngrohtë,
si vet Dielli në behar.
Përse bën kaq ftohtë,
zemër kallkan,acar !?
Pres fjalën,ditë e natë,
me mua në përmallim,
ajo më vjen shuplakë,
sa dhemb..shpirti im !
Grisem në zbrazëti,
në plagë që do mbes’
brenda fjalës je ti,
unë sërish do të pres.
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt:18.04.2020.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.