4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Drita Lushi

Ndërsa nga kalendari po fshihet fleta e fundit e muajit të tretë të vjeshtës ,së bashku me datën 30 nëntor, Klarita Selmani e ardhur nga Greqia, ku punon e jeton prej vitesh, na ka mbledhur për një kafe e orë poetike.

Pandemia na mbajti larg për kater vite,kështu që,tashmë ishte fiks koha për t’u parë.

E kthyer tashmë në traditë ,e pashkruar diku,po e shënuar në kujtesën e Klarës ,është kënaqesi të ulesh në këtë Tryezë me miqtë e tjerë poetë e shkrimtarë,jo vetem për poezinë,letërsinë po dhe për bisedat e çiltra njerëzore ,që shoqerohen me të qeshura,batuta,heshtje ,dëgjim e prapë biseda.Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Ndersa për poetët dhe shkrimtarët ,që kanë qenë pjesë e kësaj tavoline ,Klara propozon një minutë heshtje,për Petrit Ruken e Demir Gjergjin, te cilët janë ndarë nga jeta tokësore.

Gjithsesi, ata ishin pjesë e mbrëmjes me poezitë e tyre,me kujtime etj.

Si gjithmonë gota e verës,shoqëron poezitë e lexuara nga autorët .Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kozeta Zavalani Klara,Izet Duraku,Qazim Muska ,Adriana,Olimbia,Myfarete Laze lexuan me ndjenje poezitë e tyre dhe të autoreve të tjerë,duke dhënë emocione e reagime dashamirëse,ndërsa duartrokitjet ishin stimul i bukur,ndonse ndodheshim në një lokal te hapur,i cili frekuentohej dhe nga njerëz te tjerë.Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe ambiente të brendshme

Atmosfera ishte e ngrohtë dhe data një dhjetor,që do çelte siparin të nesërmen,dhe që përkon me stinën e parë të dimrit, nuk ndjehej aspak.

Në fakt pasi lashë takimin Tirana shënonte temperaturen 13 gradë,pra ngrohtë ashtu si shkoi edhe ky takim,ashtu siç ishin emocionet ,që më shoqëruan në ikje.

U takofshim për të mira gjithmonë,Klarita Selmani.

1 dhjetor 2022 Tirane.

“”””””””””””””””””””””””””””

NJE DASHURIE

***

Nëse të kam dashur,

S’ kam menduar se ke qenë më i miri,

sepse Dashuria nuk përzgjedh.

është aq naive dashuria ime;

Di të dojë si rrjedhë maji e qetë,

edhe një qiell me re,në rrugën time.

Nëse të kam dashur,

S’kam menduar fustan nusërie,

as altar,

as salla të mbushura me duartrokitje,

teksa ti betoheshim sho-shoqit

përjetë, në gëzime e hidhërime.

E ç’duhen betimet në dashuri,

kur ato veç në luftë vlejnë?

Dy zemra s’mund t’i mbajnë bashkë,

vetëm ca betime unaza e fjalë.

Nëse të kam dashur,

s’kam menduar të lindja me ty fëmijë.

S’janë pasardhësit,

që mbajnë në këmbë një dashuri.

E nëse duke të dashur ditë pas dite,

pa kuptuar të kam dashuruar,

duke i vënë emrin tënd Dashurisë sime,

E di(ja) fort mirë,

Se gjërat e vërteta,ndodhin kaq rrallë,

e vështirë të jetojnë gjatë…

E kur duket, se ato shpejt ( s)mbarojnë,

ringjallen, për të jetuar brenda nesh përgjithmonë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.