14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

DUKAGJINI, IDENTITET I FORTË E KRENARI KOMBËTARE!

PABESIA RAMA PËRBALLË PROTESTËS SË STUDENTËVE (Tipi Rama ndaj Presidentit,  të kujton mullixhiun). Nga: Agron Prebibaj - InfoPressAlbania

Shkruar nga gazetari Agron Perbibaj

 

GAZETA DUKAGJINI, DALLENDYSHJA 20 VJEÇARE
Shoqatat Dukagjini e Nikaj-Mertur së bashku!

Shoqata Atdhetare Dukagjini mbylli festën e fund vitit me 20 vjetorin e gazetes Dukagjini si dallendyshja jonë.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Lidhjet shpirtërore mes dukagjinasve me tradita, virtyte, zakone e doke të përbashketa janë ngjizja më e mrekullueshme; miq, nipa, dajë, tezakë e tezake mes tyre.

Në këtë përvjetor festiv të dallendyeshes së promovimit të vlerave kulturoro – historike, folën e gëzuan të gjithë si në shtepinë e vet, gjithçka mes miqësh e gjakut, e nisur me fjalën e hapjes nga publicisti & shkrimtari Prel Milani,- i cili paraqiti mjeshtërisht tablonë e gazetës Dukagjini, si një pasqyrë e shëndoshë identitare e bashkepunimi marëkombëtar.

Ndërsa kryetari i Shoqatës Atdhetare Dukagjini z.Ndue Sanaj, së pari uroj miqte për miresardhjen, pastaj bëri një rezyme të shkurtër për aktivitetin e shoqatës e kontribuesit ndër vite të përsonaliteteve të penës e donatorëve dukagjinas.Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Në emer të Shoqatës Nikaj-Mërturi përshendeti z.Gjin Niklekaj, i cili uroj përzemersisht shoqatën si moter, si dhe suksese per gazetën, më pas folën drejtues te disa shoqatave mike si dhe gazetar e operatorë dashamirës të dukagjinit.

Ndersa poeti Lazer Kodra, solli me ngrohtësi mesazhet njerëzore ndërDukagjinas e më gjerë përballë botës së sotme mjaft e trazuar, e pasuar me mesazhe ngrohtësie e fjalë zemre nga të gjithë folësit.Mund të jetë një imazh i 4 persona

Para koktejit festiv kryetari zoti. Ndue Sanaj, – vlerësoj me tituj nderi disa personalitete për kontribute qytetarie, krijimtarie, e bashkëpunuese.

Ne këtë 20 vjetor u suprizova edhe unë, pasi mu dha titulli “MIRËNJOHJA E DUKAGJIT”, ky vlersimi maksimal që më erdhi nga lidhjet e mia shpirtërore e miqësore.

Një koktej fesiv i mbushur me adrenalinën bisedave e foto, por edhe nën mesazhin e ngohtë të sjellur nga z.Gjin Gjoli me urimin “Zoti i ruajt e i nderoftë dukagjinasit kudo që janë, e paqin oren e madhe përjtësisht”!Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe njerëz në këmbë

U ndjeva shumë i ngrohtë nën shoqërinë e gazetares Roza Pjetri e mikut tim Agron Hasanaj, por shumë të pritëshme ngacmimet e mikut tim në rreth 30 vite z.Prel Shytani, më të cilin vetëm debatin e kemi me zjarr, por dashurinë me njeri-tjetrin e kemi krejt miqësor e vllazëror.

Suksese Gazeta Dukagjini, urime Shoqates, Zoti i bekoftë Dukagjinasit anë e kënd botës!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.