12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Edmond Andrea Shallvari

Tani dhe pastaj

Tani jetoj çastet e asgjësë
Diçka e ngjashme me absurditetin
Gjithçka më duket si nata pa ëndërr
Si yjet e ndritshëm pa qiellin
Pastaj krijoj shpërthimin e madh
Dhe mbush me galaktika universin
Kaq e thjeshtë qenka të krijoj pastaj
Diellin, Hënën dhe planetin
Një tjetër Eva dhe Adam në Eden
Ku mosngrënia e mollës është mëkat
Ku jeton i lumtur “i çmenduri” Diogjen
Me njeriun që kërkonte dikur me fanar
Me botën pa “tani”, në kohën “pastaj”

@Edmond Shallvari

“””””””””””””””””””””””

Ke provuar të marrësh formën e erës?
Erës së veshur me tyl pranveror
Flladi i saj si rrahjet e zemrës
E bën dhe plakun të ndjehet dashnor
Formën e erës ke provuar të marrësh?
Erës së veshur me gjethet e vjeshtës
Flladi i saj si tingujt e kitarës
Të sjell në shpirt aromën e femrës
Ke provuar të marrësh formën e erës?
Erës së veshur me gunën e dimrit
Suferina e saj ia kalon Sirenës
E bën dhe Omerin të ndryshojë mitin
Forma e erës i ngjan vetëm shpirtit

@Edmond Shallvari

“”””””””””””””””””””””””

PJELLA E DJALLIT
Nga mali zbritën
Në mal na ngjitën
Zhgryer thepash, shkëmbinjsh
Dhe pse roitën
Na kallën frikën
Greminash, shpellash çmendish
Aty na lanë
Aty na thanë
“E mira një hap na ndan”
Me mijra shanë
Me mijra vranë
Miliona si miu në çark
Na u bë çarku
Si qoftëlargu
Veshur fytyrë mirësie.
Na u bë barku
Gjiriz bataku
Mbarsur me spermë Partie
Dhe ecëm malit
Pas të madhit
Një popull i tërë kuturu
Ish’ loja e fatit
Kjo pjellë e djallit
Që vdes e prapë s’ka fund

@Edmond Shallvari

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.