30.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Edmond Shallvari

Tërbimi i Hadit

21 janar, 2011-të

Imazhi mund të përmbajë: 6 njerëz, njerëz që qëndrojnë, turmë dhe jashtë

Hadi(1) që pa gdhirë ulet në fron

Ujrat e Akerontit(2) rrjedhin qetë

Qetë dremit dhe plaku Haron(3).

Hadi shikon orën dhe jep sinjalin
Zotrat mbitokës nisen me rrëmbim
Turmës vërtiten, të vdesin të gjallin
Hadit t’ja çojnë pastaj për gjykim.
Hadi tërbohet nga plani i prishur
Turma e gjorë ka mbetur pa Zot
Hyjneshat Keret* vrasjen kanë nisur
Punën ka nisur dhe plaku Haron.
Ja dhe Empuza*, në një udhëkryq
Turmën tmerron me sulmin e saj
Shpirti që del nga i vrari në trup
Hipën në varkën e Haronit plak.
Ja dhe Lamia*, i nënave tmerr
Rend çakërdisur errësirës së ditës
Jetën e një biri pa mëshirë e merr
Dhe nënën e vesh me rroben e zisë.
Më pas Eriniet(4) vërtiten mbi turmë
Turma e mallkimit të çmendur vrapon
Hadi në fron tërbohet më shumë
Ku t’i degdisë të vrarët e gjor’?
Urdhër i jep Haronit plak
Falas t’ju shërbejë me varkën e tij
Shpirtrave të marë, vrarë pa faj
Që shtojnë e shtojnë, të vdekjes mbretëri.
@Edmond Shallvari
Selanik, janar 2011

1-Hadi-perëndia e nëntokës.

2-Akeronti-lumë për në botën e Hadit.

3-Haroni-plaku me varkë, që çon shpirtrat para Hadit(çdo shpirt duhej ta paguante)

4-Eriniet-hyjnitë e hakmarrjes e mallkimit.

*-Keret, Empuza, Lamia, etj, hyjnitë e Hadit, që vrasin e marrin shpirtrat e të gjallëve.

“””””””””””””””””””””””””

Imazhi mund të përmbajë: Edmond Shallvari

Kësaj bote metafore
Shkruaj gërma të formoj fjalën e duhur
Fjalë shkruaj të shpreh qartë mendimin tim
Por mes fjalës s’di pse gërmat rrinë strukur
Mes mendimit struket fjala si kërmill.
Si kërmill në guackën e shpëtimit
Pa e ditur dobësinë guackore
Nuk ka faj kjo banesë e kërmillit
Faj kam unë kësaj bote metafore.
Që guxoj përtej frikës për të folur
Brenda frikës guackuar si kërmill
Kur veç shputa këmbësh më vinë rrotull
Dhe mundohen të më shkelin trup e shpirt.
Them sa herë me veten time, “Xhan o Krisht!”
@Edmond Shallvari
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.