– Në emrin tim, me dhembje kërkoj të flas për Ty
– Personazh kryesor ”bijtë e tu”, parfumosur e pudrosur…;
– ”Ushtar, tek armiqtë e vjetër , miq tek armiqtë e rinj.”
– Dehur nga premtimet dhe shkëlqimi i rremë,
djallzor, pa ndjenja, lyer në ar…
– Endërra të këqija, të hidhura vrastare thurrën;
-Pa emër , pa nder, pa dritë, Ty ”Fisnike e Lirisë” kërkuan të të lënë.
– Ikonën tënde kërkuan të baltosnin,
zemrën të ta shqyenin, shpirtin të ta gjakosnin;
-”Po a mund të vritet Nëna?!”
Hije të zeza , me gjakun tënd, lajnë duart deri në llërë dhe sot.
-Hijerëndë kalërojnë mbi trupin tënd të gjakosur ,
dhe rebeluar këndojnë ”Sonatën e turpit!’
-Ti hesht…, – Prezenca jote i tërbon, zemër ngrirë i sheh,
gjymtyrët e prera gjak të kullojnë!
-”Ata , verbuar prej diellit të pasurisë. s’ndjejnë më !”
-Kthejnë kupa vere duke i uruar jetëgjatësi ”lumturisë” së tyre .
-Gjithmonë ”Sofër pazaresh Trupi Yt !”
-Të fortët bijë, ndertojnë mbi dhembjen dhe lotët e Tu”
-Ti hesht, përgjysëm ndarë, – të shoh i pikëlluar…
– O ZOT, sa turp, -them.
Mundohem të të ngreh, – çohu hallemadhe pëshpëris …
-Ti s’flet , hesht dhe ngrihesh çalë, çalë…
-Përpara nesh shfaqen fantazmat e atyre që shqyejnë çdo ditë zemrën tënde, përgjakur , në emër të demokracisë kërcënojnë!
-Mozaik trillesh trazon qëniet tona,…
Unë rend pas të vërtetës ; ”Ti shkon t’u përgatisësh darkën, pjesë nga Trupi Yt !”, pas disa minutash i thërret : ”Ejani bijtë e mi darka është gati dhe turen të urritur, – coptojnë ku të mundin… !”
-Mua dhembja më pushton shpirtin, -Ti i sheh dhe hesht .
-” Zoti dhe engjujt bekojnë heshtjen tënde.”
-Por Ti dhe ashtu e gjakosur shkëlqen…