9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Eduart Veli

“BISEDË ME VITET”LIBRI IM I RI !

Të nderuar poetë dhe poete,miqtë dhe mikeshat e mija anë e mbanë Shqipërisë dhe në mbarë botën !

Dje doli nga shtypi libri im i ri me poezi: “BISEDË ME VITET”

Libri përban 110 poezi të zgjedhura ,të publikuara në f.b ,por dhe poezi të reja të pa publikuara më parë !

Redaktor i këtij vëllimi poetik ,është PAJTIM ÇAUSHI, profesori im i letërsisë i shkollës së mesme dhe një nga miqtë dhe mbështetësit e mi më të mirë,njëherësh dhe President i “Unionit të poetëve Sarandjotë “Jonianët “!

Libri u botua në Tiranë CIP Katalogimi në BK Tiranë.

Falënderoj mësuesin tim Pajtim Çaushi për punën e tijë të palodhur,Falënderoj shoqen time të jetës Setin,vajzat e mija Jonën,Ertën ,Erën dhe Klarën që më kanë mbështetur në çdo poezi timen !

Falënderoj gjithë miqtë e mi të përditëshëm dhe miqtë në f.b që më kanë mbështetur maksimalisht në gjithë krijimtarinë time!

Faleminderit të gjithëve!Ju uroj të gjithëve suksese në jetën tuaj dhe në veprimtarinë tuaj të përditshme!

Ju dua shumë!

EDUART VELI KSAMIL “GARDEN VILLA VELI “!

SHKURT 27…2022.

..ERDHI ,KJO ËSHTË PRANVERA!

Miq,sot në mëngjes,tek unë erdhi vetë pranvera
Ime bijë,sot më dhuroi një tufë me manushaqe.
Bashkë me pranverën,urova dhe bijën time Era.
Pranverë tu bëftë jeta bijë dhe e putha në faqe!
Sot unë e pashë pranverën,më erdhi kaq pranë.
E pashë në gugasjet e pëllumbave , në fluturim.
E ndjeva në muzikën e valëve, në detin e pa anë
Pranverën sot e pashë, në horizontet pambarim
Sot fola me pranverën,fola në gjuhë perëndie.
Pranvera që nga shekujt vetëm në atë gjuhë flet
Veshur me fustan luleshumë ngjyrash nusërije
Rrugëve të Atdheut tim të gjithë i përshëndet!
Pranverën futa në shpirt,nga shpirti i thashë ca fjalë.
Të gjithëve në sy, buzë,në zemër,lërju pakëz pranverë.
Shko ti tek të gjithë,lehtazi dhe pa u ndjerë,ngadalë.
Përqafoi të gjithë nga unë dhe si një flutur,bëhu erë !
Sot pashë pranverën,sot pranvera lule,diell na dhuroi.
Sot ,një tufë lule pranvere më dhuroi bija i ime Era.
Sot pranvera emrin e stinës më të bukur shkroi.
Vëllezër,ju jap lajmin e mirë:”Erdhi,kjo është Pranvera “!

” GARDEN VILLA VELI, 09.02.2022

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

KSAMILI…,OAZI I MREKULLISE ….!!!
Ksamil,të verdhën e artë të diellit,Zoti nuk ta kurseu .
Si piktor moderrn ,me ngjyra të ngrohta,çdo cep të leu.
Me ngjyrën e blertë të jetës,si oaz ëndrrash të rrethoi.
Të kaltrën ngjyrë,të qiellit e detit përjetësisht,të bekoi !
Të gjitha ngjyrat e ylberit, shtatin nusëror,ta hijeshojnë.
Muzika e valëve,një simfoni,që kurrë s’do të mbarojë !
Tre ishujt,si nishanë gjigandë,zoti me dorë ti pikturoi.
Me Butrintin bashkë,më e mira poezi,që poeti..shkroi !
Ksamili ynë i bukur,në zemra mban një det me dashuri,
Të madhe sa deti,të kaltëra, hyjënore deri në përjetësi.
Ti Ksamil,je perlë,ti Ksamil,me e bukura Mbretereshë,
Ëngjëjt,të kanë zili,e virgjër,magjepëse përherë do jesh.
Në verë,Ksamili bën dasëm,veshur me vellon e bardhë,
Me valet e detit,i dërgon ftesat,në gjithë botën mbarë .
Po vijnë krushqit,dhjetëra e qindëra mijë,si mijëra yje.,
Krahët si shqipe i mban hapur,kjo valle,.. të paska hije!

Ksamili,me vellon e blertë,të kaltër,velloartën, si diell,

Si mijëra pulbardha,krahët rrahin mbi det..,lart në qiell,

Ksamil,ti je oaz i jetës,i shpresës,ti je oazi i bukurisë.

Është Ksamili ynë, i zemrave dhe ëndrrave të bardha.

Me ty jemi dashuruar përjetësisht,je oazi i mrekullisë !!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.