Për ty, malli s’do më shuhet kurrë.
Një mall,që në zemër më përvëlon.
Më djeg brenda në shpirt,si një furrë.
Çdo ditë që vjen,e çdo ditë që shkon!
Sot jam bërë gjysh,me nipër si yje.
Më thërrasin të gjithë Edi ynë poeti.
Malli i patretur,drejt teje më shpie .
Malli që koha,asnjëherë nuk e treti!
Shpesh,për ty më dalin lotë,nga sytë.
Doja,të kthehesha tek ty,edhe njëherë.
Për ty të thurja vargje,të thurja poezitë.
Të vija edhe një herë tek ti,pa u ndjerë!
Më merr malli për ty,buza më dridhet.
Ti ishe e pafajëshme,si vetë perëndia.
Malli për ty,brënda në zemër,më digjet.
Ty ke hedhur rrënjë, në kujtimet e mija!
Malli për ty s’matet,është sa gjithësia.
Nuk ka njësi matëse,që atë e tregon .
Emri yt është i dlirë,të quajnë”fëmijëria”
Çdo njeri që lind,në rrugën tënde shkon !
Kam mall për ty,fëmijëria ime e vështirë.
Malli për ty, më është bërë,sa një oqean.
Nuk të ndrroj me asgjë,mikja ime e mirë.
Çdo ditë,që më skthehet,zemra për ty qan!
Zot i Madhërishëm,plotësomë një dëshirë.
Më kthe edhe njëherë, në jetën e vërtetë.
Ta jetoj këtë jetë,si fëmijë,pa mllef e cmirë.
Pastaj drejt teje,pa mëdyshje,do të vij vetë!
“””””””””””””””””””””””””””
NJË PUTHJE ,TEK PRRALLI..!

Një puthje të vodha dikur,ndanë udhës,pranë një pralli.
Gjithë zjarr djaloshar,trupin e brishtë,ëmbël ta pushtova.
Për prrushbuzën tënde,më kishte marrë shumë malli.
Se si prush,e si flakë,gjithë zjarr djaloshar,veç ty, të dashuroja!
Ti putha dhe sytë e bukur,dhe rrahjet e zemrës ti dëgjoja,aqë pranë.
Flokët e gjatë ,si flokë zanash,gjoksin tim krejt ma mbuluan.
Gjoksi vajzëror të dridhej,e nga kraharori të doli
një e ëmbël ofshamë !
Mjalti i prushbuzës dhe aroma e gushës,mallin
prapë,s’ma shuan !
Qëndruam pakë çaste të përqafuar,gjithë bota
ishte tek ai përqafim.
Dhe prralli,krahët hapi e na mbuloi,një zog ndali
aty pranë,duke cicëruar.
Bashkuam buzët,rrahjet e zemrës,e pakë çaste kaluam në harrim.
Ishim vetëm ne të dy,edhe prralli,marrëzisht të dashuruar !!
Ecëm në rrugë,të mbajtur përdore,puthja nën prrall,na kishte ndezur flakë.
“Askush s’na pa e dashur,të thashë”kush do ta shihte atë puthje,në atë rrugë mali ?
Buzëqeshe ëmbël e përskuqur gjakë,”Jo më the
gabohesh,na ka parë Pralli !
Miljona puthje,një jetë të terë.,njëri tjetrit i kemi rrëmbyer.
Miljona puthje do të vijnë,sa të kemi frymë,se kurrë ,nuk shuhet malli.
Veç kurrë s’do të harrohet,ajo puthje,e zjarrtë,
prrush,e mjaltë.
Puthja,aty ndanë rrugës së ngushtë,kur isha njëzetë vjeçar,aty tek prralli !