3.5 C
Tiranë
E martë, 11 Shkurt 2025

Eduart Veli

 

.TË KËRKOJ..!L'immagine può contenere: 2 persone, selfie e primo piano

Të kërkoj në këngën e Laureshës,mëngjeseve në fluturim.
Të kërkoj në rrezet e diellit,mbasditeve të vona
në perëndim.
Të kërkoj në flladin e ëmbël të mëngjesit,që sot
agoi.
Të kërkoj në çerekvetullën e diellit ,që tutje mbi male perëndoi.

Të kërkoj valëve të detit në atë muzikë të ëmbël dashurie.
Të kërkoj në pikat e lagështa të shiut ,që ka një javë që bie.
Të kërkoj në fëshfërimën e freskinë e lisave,lart
në male.
Të kërkoj në në të blertin qylim,mes fushave si bukevale.

Të kërkoj rrugëve të gurta,në çdo metër hapin tënd shikoj.
Rrugët thonë emrin tënd,këto rrugë, sa shumë i dashuroj.
Në “kalanëfestival të kërkoj,përherë në krye në valle e këngë.
I verbër të jem,mes shoqesh të njoh,se ti vallen e hedh të rëndë !

Në ëndërr të kërkoj,se ëndrrat duhet ti shohim bashkë të dy.
Dua edhe në ëndërr, të lundroj në zemrën tënde në të bukurit sy.
Ëndrrat,sduhet të na ndajnë,kështu ka qënë dhe duhet të jetë.
Bashkë të dy,si vala me bregun,sot e deri në të përtejmen jetë!

“”””””””””””

VALLË…,ÇFARË ËSHTË DASHURIA…?!

Çështë vallë dashuria,shpesh herë veten pyes.
A ka vallë njësi matëse, për dashurinë në jetë?
Pyes zemren time,çdo mbrëmje,çdo mëngjes.
Mos vallë,kjo e imja është dashuria e vërtetë?

Po kur zemra të hidhet përpjetë, në kraharor?
Kur çdo ditë edhe natë,veç për atë mendon?
Kur çdo minutë dhe sekondë ,të duket orë ?
Kur pret me mall e padurim,atë që dashuron?!L'immagine può contenere: 3 persone, tra cui Eduart Veli, persone che sorridono, fiore

A është dashuria ajo,puthja e zjarrtë e ëmbël?
A është dashuria i paharruari e i flakti pëqafim?
Është dashuri kur atë, sheh çdo natë në ëndërr!
Kur lumturia të bën me krahë,si zog në fluturim!

Fjalët prush tek veshi,netët në shtat gjithë zjarr!
Vallë,kjo është dashuria,të gjithëve po ju pyes ?
Mos janë veshjet lluksoze, e bizhuteritë me ar?
Dashurinë a mund ta këmbej,ta blej e ta shes !?

Dashuria s’matet, më thotë vetja ime,o ti njeri!
Vijmë e ikim nga kjo botë,ç’është pra dashuria?
Martohemi,bëjmë fëmijë,kjo ka emrin dashuri?!
Dashuri është besa,kujdesi,ngrohtësia,mirësia!

Më në fund unë e gjeta miq,kjo është dashuria!

 

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.