Një mbrëmje e paharruar në “Hotel George Korrçë “që do të na ngelet gjatë në mëndje!Si gjithmonë Sarandjotët e ndezin flakë!
Një mbrëmje e paharruar në "Hotel George Korrçë "që do të na ngelet gjatë në mëndje!Si gjithmonë Sarandjotët e ndezin flakë!
Posted by Eduart Veli on Saturday, February 15, 2020
LUMTURI PAFUND ,DO TJU UROJ !
(Një poezi, që sa herë që e lexoj, qaj! )
Kur ftohtë të kesh o bijë, ndonjëherë,
Do të ngroh unë,me frymën atërore.
Dimrin për ty ,do ta bëj pranverë ,
Si dikur,prapë do të marr për dore !
Ndonjeherë,kur të jesh e mërzitur,
Prapë,unë e ndjej,vij tek ju pa lajmërim.
Në zemrën atërore,nuk duhet trokitur.
Sepse ju perherë ,më sillni veç gëzim !
Kur në rrugën e jetës,shtegun s’e gjen.
Në çast,vij unë ati yt,shtegun të tregoj,
Shtegu atëror,gjithëkujt i thotë mirësevjen,
Në shtigjet e jetës,si ushtar do vigjëloj !
Mes jush jam,çdo cast,si një erë mali,
Mes jush jam përherë,si ndonjë vegim ,
As koha, as vitet ,kurrë s’do të më ndalin ,
Të mbjell për ju në çdo stinë,veç gëzim !
Mes jush jam përherë,si një valë deti .
Mes jush jam përherë,si dielli që lind.
Mes jush në çdo varg ,unë babi,poeti.
Në çdo frymë tuajën,përherë si prind!
Dhe dikur,kur s’do të jem më në këtë jetë.
Që nga dheu ,si gladiator, do të vigjëloj.
Dashurinë atërore ,asgjë,as dheu nuk e tret .
Lumturi..,lumturi pafund ,përherë,do tju uroj !!