3.5 C
Tiranë
E martë, 11 Shkurt 2025

Eduart Veli

 

HAPI KANATAT E DRITARES!

Hapi kanatat e dritares nënë.
Se dua të shikoj nënë Çamërinë.
Dua të shikoj vatanin tënë.
Se atje ti nënë ke fëmijërinë!

Hapi kanatat e dritares babush!
Së dua të shoh të tuat sinore.
Pjellore e të begata sa askush.
Një jetë i qëndisët si vitore!

Hapi kanatat e dritares grua.
Të dëgjoj si fëshfërijnë ullinjtë.
Të flas me një dardhë e një ftua.
Me bahçet me ngjyrë të florinjtë!

Hapi kanatat e dritares biri im!
Me varret e të parëve,të bisedoj.
Tu flas e të më çmallet shpirti im!
Të flas me ta çdo ditë,sa të rroj !

Hapi kanatat e dritares o motër!
Të ndjej aromën e tokës me vlagë.
Të shoh thëngjijtë e shuar në votër.
Të shoh e të kuroj me mijëra plagë !

Vëlla kanatat e dritares mos i mbyll.
Malit të Bezhanit ti them ca fjalë.
Të shoh gjurmët e gjakut në çdo pyll.
Të flas me të rënët sa të jem gjallë!

Hapni kanatat e dritareve vëllezër!
E ndjeni erën e vatanit në shtëpija?
E kemi në shpirt,e kemi në zemër.
Na flet na mëkon nana jonë Çamërija!

..NGA UNË MANDI.,LAMTUMIRË!
(Më fal Mandi që nuk munda të shkruaj poezi të re!Ti je mes nesh,mes nesh do të jesh përherë !Për ty sdo të ketë kurrë Lamtumirë!L'immagine può contenere: una o più persone, persone in piedi, pianta e spazio all'aperto

Mandiii,…thërrasin e qajnë rrugët e qytetit.
Mandiii,..thërrasin me kujë valët e detit.
Profesor ku je ,të kërkojnë e qajnë auditoret.
Kurora e qytetit të kërkon,kodrat bregoret !

Që dje për ty na mori malli,syri për ty na loton.
Loti për ty u bë sa një det, i thellë sa deti Jon !
Armand,që dje shpirt i yt është lart ndër yje.
Yjet tashmë ,kanë nga e jotja aromë ,djalërie.

Çohu Armand,familja jote mes lotësh të kërkon
Saranda e dyzetë shenjtorëve në shpirtin tënd jeton.
Çohu Mandi,çohu nga ky gjumë i rëndë i thellë
Sillja ti prapë familjes gëzimin,siç një jetë ja ke sjellë!

Çohu Mandi,një mik një shok,një prind,mes lotësh të lutet.
A mundet ajo buzëqeshje,në dheun e zi sterrë të futet!?
Çohu e na thuaj se ishte një shaka o i miri djalë
Oh ,dhimbje sa toka e rëndë,që s’thuhet dot me fjalë!

S’është koha për të ikur vëlla ,rrugë të tjera na presin.
Tërë Saranda për ty derdh lotë,dyzet shenjtorët
mes lotësh,të përshëndesin.
Do iki vëllezër,zoti për mua kështu e gjykoi më mirë.
Mes jush do ta lë buzëqeshjen,nga unë Mandi
ju them”Lamtumirë”!

 DASHURI TOKSIKE!L'immagine può contenere: 2 persone, tra cui Eduart Veli, persone in piedi e spazio all'aperto

Shpesh pyes veten, dashuria jonë kujt i përgjet?
Brënda meje një zë flet, mua më duket si një det
Mendushëm,s ot nuk gjej rehat i ulur në karrige.
Një tjetër zë: “Dashura juaj më duket platonike!”

E kam dashur si vala bregun, që kur isha djalë.
Nuk thuhet me vargje,nuk thuhet dot me fjalë!
Jo, vala bregun e godet, e thërmon pa mëshirë.
Dashuria për ty është si fllad i lehtë aromëmirë!

Si dashuria e diellit me tokën flet një zë i fortë!
Dielli tokën përqafon e mban përherë ngrohtë.!
Jo,ka shumë ditë që bie shi,.. dhe dielli nuk del.
Unë çdo ditë, ty të përqafoj, të puth të përkëdhel!

Si dashuria e Diellit me Hënën, flet një tjetër zë.
Dashuria e tyre ka qënë e do të jetë përgjithnjë! Dielli djeg nga ethet, po Hënën,se puth dot kurrë
Dielli vërtet përvëlon, por smund të bëhet burrë!

E gjeta foli dikush, si dashuria e lumit me detin.
Dashuria e detit me lumin, ja kalon dhe tërmetit
Asgjë i them s’krahasohet me dashurinë time.
Në verë e atyrja shteron, bëhet copë e thërrime!

Një jetë dashuria për ty, është futur në damarë.
Vadit zemrat tona, siç e vadit shiu tokën e tharë!
Nëse e gjej saktë, nga juve dua me dhjetëra like
Dashuria ime është e veçantë, Dashuri Toksike!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.