FLAS ME TY DHE VITET!
(Më rastin e ditëlindjes së bashkësortes sime)
Me vitet jemi bërë si shokë,vitet emrin tënd më flasin.
Çdo gjashtë Mars,vijnë të gjithë :”Gëzuar Seti, ditëlindjen thërrasin!
Vitet ,tortës që sjellin për ty, çdo vit dhe nga një kat ,i shtojnë.
Vijnë të zënë dorë për dore,në një valle Çame ;
“Gëzuar ditëlindjen urojnë”!
“Gëzuar”, të them dhe unë,.. dhe në gjoksin tim, fort të pushtoj.
Dy pika loti të zbresin nga sytë,ata lotë malli sa shumë i dashuroj!
Së bashku me vitet,kanë ardhur të gjthë,oh sa e madhe u bë sot shtëpia.
Gëzon dhe ajo,së bashkë me ne,për ne ti je vetë
dashuria!
“Është fati yt më thonë vitet,fati ty të ka dashur përherë”.
Zemrat i lidhëm një ditë të ftohtë Janari, por ti derdhe tek unë pranverë!
Dita kurrë s’të mjaftoi,shoqe me natën e vonë u bëre në vite.
Koha të ndiqte përherë me vrap,ty kohën kurrë asnjëherë nuk e prite!
Dritën e yjeve ke futur në shpirt,në zemër dritë nga e bukura Hënë.
Yjet që nga qielli të gjithë urojnë :”Edhe njëqind vite të tjera o Nënë!”
Një grusht dhe nga fushat e Shalësit të solla, të urojnë fushat pjellore.
“Edhe njëqind vite bija jonë e mirë,se një jetë na qëndise si Vitore”!
Pranë teje të gjithë,nëna ime plakë,vajzat tona si zana,nipërit si yje.
Kurrë mos mbaroftë kjo natë,mes urimesh me flatëra dashurie.
Pranë teje kam qënë një jetë,pranë teje si një lis rrënjëfortë qëndroj .
Sot,por dhe në tjetrën jetë e dashur,marrëzisht do të dashuroj !
“GARDEN VILLA VELI” 06.03.2020