Dashuruar
Si rreze dielli pas reve më erdhe,
rrugës së zemrës me ata sy më shkele,
dhomave të saj buçite aq fort,
mureve oshëtimën ia dëgjoj dhe sot.
Plaç moj zemër se më plase,
honeve te shpirtit më përplase,
syve të tij keq u pengova,
theva kokën e dot s’u çova.
Plaç moj zemër e uruar,
sa shumë të kam besuar,
më lëshove përtokë thërrmuar,
e më tradhëtove dashuruar.
26/07/2009
Vëllimi poetik “Ishte kohë për dashuri”
©