11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Eli Mano

 

ME E MADHJA DASHURI !!!Imazhi mund të përmbajë: Eli Mano, ulur

Te kam mall e brenge

me e madhja dashuri ,

eh…me ty si te bej

jo nuk e di !?

Te dua nuk e mohoj

pa ty dita nuk ka kuptim,

ndjenjat e mallin tek ti fsheh,

e di ..nuk me tradheton,

ndaj refehem e nuk pendohem .

Gezimet, brengat, gabimet, t’i tregoj,

heshtur degjon,

jo ….nuk me qorton.

Gezon bashke me mua,

me mua trishtohesh,loton .

Fshehur te mbaj ty

e shenjte dashuri ,

qe shpirtin si dallge deti ma trazon,

here fle e qete ne thellesite e tij .

Te dua me shume se cdo dashuri,

tek ti paqe shpirti gjej ,

gjej ngrohtesi .

E dashuruar perjetesish mbeta ,

me ty ..e MAGJISHMJA POEZI.!!! (E. Mano2020)

“”””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz

EJA…!!!!

…edhe kete nate

ne perqafimet e tua me mer,

atje heshtur te rri .

E neqoftese nje fjale dot

nuk e them ,

rrahjet e zemres mi degjo.

Syte kesaj nate do i japin drite

….Lexoi…

qe heshtjen time te kuptosh .(E .Mano2020)

“””””””””””””””””””

….” MARIONETAT ” …..

Teatri “Jete”…

edhe sot ,skena perdet hapi .

Nga pas dirigjohen “kukulla marioneta “.

Dikush prane meje thelle psheretiu :

– Eh ….!!!! …keshtu e ka jeta ,

shpesh ne duart e dikujt ,

mbetemi “kukulla marioneta “.

– “Kukulla marioneta ” !!!!?????

Jo or mik , jo.

Ne kete skene teatri ,

rolin e zgjedh vete ,

nuk ta cakton jeta .

Nuk mund te mbetesh peng

i nje skene ,

ku me ty te luaje si me nje “marionet “(E.Mano)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.