10.5 C
Tiranë
E premte, 15 Nëntor 2024

Eljaz Salja

KONOVIRUSI dhe të moshuarit…???

Për mue që jam larg politikës, dogmës fetare dhe injorant në fushen e mjeksisë,ky është një lloj gripi, si shumë të tjerë para tijë, i cili, për arsye të lëvizjes së shumtë të njerëzve, po tremb gjithë boten, të varfër dhe të pasur, biles më shumë ate të pasur.Po ky s’është i pari dhe më i frikshëm se ai i lopës së tërbuar, i derrit apo i pulës dhe shpejt do zhduket si paraardhësit e tijë.
Vërehet që merr me vehte kryesisht të moshuar.Është fare e spjegueshme, pa dashur të marrësh mendimin e specialistëve, që duke dalë gjithë diten nëpër studiot televizive, bëhen më vdekjeprurës se vetë virusi, me atë propogandë kaq shfrenuese, që krijon panik dhe ndikon shumë negativisht, duke i ulë edhe atë pak rezistencë që kanë.
Të moshuarve s’ke nevojë t ‘u bësh tanë atë moral:laj duart, mbyllu mbrenda, ha e pi këtë e atë, sepse ata kanë kaluar qindra gripe në jeten e tyre edhe pse kanë qenë pa emra.Ata fort mirë e dinë se jeta e tyre është nga fundi dhe çdo lloj gripi, me çfarëdo emri, tek ato do trokasë, ato do marrë të parët dhe atë dëshirojnë, sepse kanë radhen dhe janë gati të falin çdo gjë për pasardhësit.Ato dëshirojnë edhe për faktin se ky sistem, të pakten në Shqipëri, po i vret, jo gripi.Shumica po e mbyllin jeten në vetmi të plotë, në kushte mjerane ekonomike me ato pensione qesharake, që nuk u plotësojnë minimumin jetik.E duke qenë larg fëmijëve dhe të afërmve dhe me ekonomi të papëballueshme, e kanë virusin 12 muajtë e vitit mbrenda shtëpie, duke luftuar me te për jetë a vdekje.Dhe duke dashur të rrinë larg virusit të shtëpisë, dalin edhe pse mund të marrin virus e të ikin në atë botë, sepse kjo botë u është bërë e pajetueshme.Mendojnë edhe atë se në atë botë s’ka virus, s’ ka pension, s’ka rrogë dhe njerëzit janë të barabartë, si i varfëri, si i pasuri.Biles atje rrinë me njerëz të mirë, pa spiunë, pa hajdut, pa vrasës, pa shfrytëzues, pa politikanë e pushtetarë sepse ata kanë shtëpi tjetër, që quhet ferr.
Prandaj mendoj se gazetarët, specialistët, politikanët, pushtetarët t’ i lënë të moshuarit në jeten e tyre të lirë sepse kanë një eksperiencë të vyer dhe i dinë punët e tyre më mirë se ato.
Doni të merreni me të moshuarit?Shpërblejuani mundin, djersen e gjakun që ua kanë pirë paraardhësit tuaj gjithë jeten e tyre e mos kërkoni të jepni mend se kanë më shumë se ju, por s’u zënë vend tek ju.Konoviruesi i të moshuarve jeni ju, politikanët e pamoralshëm të Migjenit.Veç mos harroni se s’ do jetë e largët dita që do trembeni ju prej këtij, apo ndonjë virusi tjetër, të ngjashëm me te, por me emër tjetër.Historia kështu na mëson e ju nuk doni të mësoni.Reflektoni.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.