Shaka me zararë…???
Tre djem vendosin të bëjnë një shaka me të atin, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe bënte jeten e tijë të lirë e të qetë.
Djali i parë: I shkon te shtrati për ta pyet se si ka ndjehë dhe i thotë: Ç’ ke, më dukesh pak si i zverdhur, ke pasë ndonjë problem naten, mos je taku dje me ndomjë njeri të sëmurë?
I ati nuk e vlerëson, por sikur don ta besojë.
Djali i dytë: Shkon te shtrati i të atit; i bën pyetje si vëllai i parë dhe shton edhe të tjera.
I ati fillon të dridhet dhe të zverdhet nga pak.
Djali i tretë shkon te shtrat i të atit dhe fillon t’i bëjë pyetje si vëllai i parë dhe i dytë, por pa i mbaruar pyetjet, i ati kalon në depresion, në gjendje të fikti e për rrjedhojë përfundon në spital.Atëherë shqetësohen djemt, por është vonë dhe u desh kohë për ta sjellë në gjendjen e mëparshme.
Kështu po veprohet me coronavirusin në gjithë boten edhe në Shqipëei.
Djali i parë është qeveria dhe sidomos pjesa e politikës, që s’ ka gjë në dorë dhe lehë pa pra’ ditë- natë.Populli fillon të zbehet në fytyrë.
Djali i dytë është shëndetësia, që e ka marrë pak më seriozisht, është më bindëse dhe e hedh në depresion e të fiktë gjithë njerëzimin.
Djali i tretë është medja, që për të fituar audiencë, s’pushon ditë natë, në grupe dhe individ,si Fevziu,Albana apo Luana.
Shqipëria është asfiksuar totalisht dhe kur të vijë në gjendjen e përparëshme, pasi gripi të iki, si të tjerët para tij,ajo që do e pësojë më shumë do jetë ekonomia.
Ishim e jemi të varfër.Do të bëhemi edhe më të varfër.