Te jesh me mua do te jete e veshtire.
Duhet te me durosh,e di jam e besdisshme.
Do te duhet te me ulesh nervat duke me puthur.
Apo te me fshish lotet e te me perqafosh.
Do te duhet te me kuptosh edhe kur nuk e kuptoj dot vetveten.
Te me zgjosh ne mengjes duke thirrur neper shtepi emrin tim.
Do te duhet te gatuash me mua dhe te bejme rremuje gjithcka.
Do te me shetisesh neper vendet ku kurre skam qene.
Muziken qe pelqej do e degjojme se bashku.
Nen carcafe e batanije do perkedhelemi ne ditet me shi.
Do degjosh ankesat e mia per gjerat me te kota.
Nuk do te merzitesh kur do te godas apo te shaj,por do me perqafosh e do me thuash qe me do.
Do veshtrojme yjet se bashku.E secilit yll do i vendosim nje emer.
Do endemi te dy nen driten e henes,ne stolat e braktisur,ne qoshet e errta,kapur perdore.
Do me japesh lule dhe do durosh kur te sjell kafshe ne shtepi.
Do perkedhelim e do luajme me macen te dy,do cmendemi pas saj.
Do durosh shkelmat e mi gjate gjumit,sepse levis shume.
Do me marresh ne krahet e tu kur te kem frike.
Do me kapesh doren e do me udheheqesh ne erresire.
Do me ndihmosh te rregulloj floket dhe te zgjedh rrobat ne mengjes.
Do pime bashke dicka te ngrohte e do lexojme dicka te bukur.
Do bej gjithcka me ty. Mund te ndryshoj gjithcka per ty.
Por dije se une kjo jam.Ne shpirt.
Dhe lumturine keshtu do te ma sjellesh.Ndoshta eshte e veshtire.Por nuk kerkoj asgje materiale,asgje te shtrenjte,asnje bizhuteri,makine,apartamente apo gjithcka tjeter qe blihet me para.
Une dashuroj shpirtin e ti duhet ta besh gjithashtu…