11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Elvira Lani

Nënë, të detyrohem për gjithçka…L'immagine può contenere: 2 persone
Ti je e vetmja që ke duruar të qarën time në mes të natës dhe ke sakrifikuar orët e gjumit për tu kujdesur për mua. Ti me atë dashurinë tënde të ëmbël,më ke veshur, më ke zhveshur, më ke larë dhe nuk je lodhur aspak. Prej teje kam mësuar se çdo të thotë të duash dhe të vleresosh të qënit femër. Ti më ke treguar sekretet e jetës, si të jesh e sjellshme, e dashur apo indiferente. Ti më ke mbështetur kaq e kaq herë, edhe kur të gjithë ishin kundra meje, më ke falur çdo gabim sikur të mos kishte ndodhur. Nënë, ti më ke përgatitur si të jem shumë veta brenda meje: shoqë, vajzë e dikujt,moter edhe si të jem femër mbi të gjitha. Ajo ndjesia e përkëdheljes tënde, më mahnit tek përshkon flokët e mi, shoqëruar me atë shikimin tënd dhe duket sikur thotë: “Ah vajza ime, je rritur tashmë, rrugen e bën edhe vetëm dhe unë jam kaq krenare per ty”. Por, ajo që është krenare, jam unë për ty !. Te dua shume Mami. Gezuar 8 Marsin

Mall per birin
“Lotët e Nënës, për djalin që ka larg”

L'immagine può contenere: 3 persone, persone che sorridono, persone in piedi
Të ulur në pragun e derës, të dy bashkë.
Të lodhur të rraskapitur, nga vetë jeta.
Të dy zgjohen në mëngjes, e të dy shtrihen në darkë.
Dikur shpia plot, e sot vetëm dy veta.
Babai i fortë e asgan, e mban veten se është burrë.
Nëna e dashur, e në shpirt e vrar, rrëke i shkojn lotët sikur lug.
Me gjysëm zëri thot; -Laj cdo ditë, me lot fotografinë.
Fotografinë e Tim biri, që shkoji larg
Se di në i pëlqen dheu i huaj!
Apo më leht, i duket atje.
Unë me mall, kaloj sekonda, e minuta.
Duke pritur ditën, kur djali më vjen.
Më ka marrë malli t’a përqafoj,
T’i flas nga afër me të, të bisedoj.
T’ia prek duart, edhe fytyrën.
Kokën atij, t’ia ledhatoj.
Pse o bir, ti o biri im?
Zgjodhe të ikësh në rrugë pa kthim?
Lëndove thellë zemrën time.
Vëtem për të provuar, atë të mallkuar emigrim!
Kthehu tek ne sërish, o bir.
Nëna dhe Babai tek pragu të presin!
Kthehu e shpirtit, fali lumturin.
Sepse prindërit të duan, më shumë se veten.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.