Zyra e Agjensis Investigative “STOP KRIME” ka kohe qe poe rrit punen e saje efikase ne luften kunder perdorimit te lendeve narkotike ne shkolla dhe filialet e universiteteve ne Tiran.
Në shoqerinë shqipëtare drogat dhe problemet që shkaktojnë ato janë
bërë më shumë evidente sidomos pas viteve 90. Me hapjen e shoqërisë,
lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave një produkt i ri deri diku edhe i
panjohur për shoqërinë tonë të asaj kohe siç ishte droga u fut në vendin
tonë. Droga ishte një produkt pak i njohur si për specialistët që merreshin
me problemet shëndetësore ashtu dhe për masën e gjëre të popullsisë,
sidomos për të rinjtë që shtyheshin edhe nga kurioziteti.
Deri në fillim të viteve 90 kishte shumë pak ose aspak përdorues të
drogave “të forta”, siç mund t’i quajmë. Drogat më të përdorshme
deri në atë kohë ishin duhani, alkoli si dhe disa preparate farmaceutike.
Pozicioni gjeografik i vendit tonë mes lindjes dhe perëndimit në të
ashtuquajturën “Rruga ballkanike” ka kushtëzuar, në një farë mënyre,
politikën shtetërore për t’u fokusuar kryesisht në fushën e marrjes së
masave kundër trafikut ilegal të drogave. Rruga ballkanike përdoret
kryesisht për trafikimin e një prej drogave më të dëmshme për shëndetin
e qytetarëve – heroinës. Zyra e jone me drejtor ekzekutiv z.FATMIR SENA TASHMA ESHTE E NJOHURE MRENA DHE JASHTE KUFIVE TE ATDHEUT PER PUNEN E SAJE ME PLOT PERKUSHTIM NE PARANADALIMIN E PERDORIMIT TE DROGAVE TE NDRYSHEME.Keto dite kemi patur takim ne disa mjedise shkollore si ne ate wilson. Eqerem Cabej,Dituria,Casupola etj.Drejtori ekzekutiv z.F.Sena qendron gjithmon ne badhe te punes,hape per hape me stafin ton te mrekullueshem te cilet sot nuk dua ti permend me emra,po puna dhe kontributi i tyre eshte i jashtezakonshem.
Përdorimi i drogave në ambientet e shkollave është një problem tejet shqetësues, i cili nuk ka marrë ndonjë zgjidhje, pavarësisht ndërhyrjeve të zhvilluara nga institucionet përgjegjëse. Mungesa e kontrolleve nga ana e policisë, mbipopullimi me nxënës të ardhur nga zona të ndryshme, po e bëjnë gjithnjë e më të pamenaxhueshëm këtë fenomen shqetësues. Ajo që konstatohet, si më problematike krahas rritjes së numrit të përdoruesve në radhët e nxënësve, është edhe tendenca në rritje e mosraportimit të këtij fenomeni nga drejtuesit e shkollave. Kjo për shkak të frikës së mos shkolla që ata drejtojnë etiketohet si përdoruese e lëndëve narkotike. Një ndër drejtuesit e qendrave që merret me trajtimin e personave që janë vartës të drogave, Genci Muçollari shprehet se vëzhgimet e kryera tregojnë se ka dhe mosha shumë të vogla që fillojnë direkt me format më të rënda siç mund të jetë heroina. “Nuk mund të raportojnë sepse mund të etiketohen, si një shkollë përdoruese, por ky është fakt. Drejtorët e shkollave që e kanë përgjegjësinë direkt, sepse mësuesit e pranojnë dhe duan ndihmë. Përdoruesit në shkollën e mesme mund të prishin atmosferën. Disa nxënës bëhen të dhunshëm, përjashtohen nga shkolla, por ky bën dëm sepse ai mund të futet shumë kollaj tek grupi i përdoruesve, e kështu jashtë shkollës mund të kesh më shumë shpërndarës”, shprehet Genci Muçollari. Numri më i lartë i përdoruesve pohohet të jetë në shkollat e Tiranës, dhe kryesisht në ato të zonave me periferike. Pas Tiranës një qytet tjetër problematik rezulton të jetë edhe Korça. Ndryshe nga vendet e tjera të Evropës, në Shqipëri numri më i madh i përdoruesve është nga mosha 20 deri në 35 vjeç, ndërkohë që në shtetet e tjera numri i përdoruesve është mbi këtë grupmoshë. “Ka raste që 14 vjeç që kanë filluar direkt heroinën ose në shkollën e mesme ku raportohet kanabis edhe kjo konsumohet edhe në banjot e shkollës ose në ambientet e tjera. Po punojmë për këtë problem me të rinjtë, por edhe me policinë e shtetit. Në Tiranë edhe në Korçë ka pasur ndërhyrje të ndryshme. Këto vende janë të rrezikuara nga moskontrolli i policisë, mbipopullimi, nxënësit jo homogjen, të ardhur nga shtresa të ndryshme, ku ka dhunë, numër të madh nxënësish, etj “, vë në dukje Muçollari rreth këtij fenomeni.
Kryeqyteti mban numrin më të madh të përdoruesve të drogës të cilët janë adoleshentët dhe të rinjtë. Instituti i Shëndetit Publik, por edhe qendrat të cilat i trajtojnë ato, raportojnë për një numër në rritje të rasteve të personave të cilët marrin lëndë narkotike në Tiranë. Nga viti në vit numri i përdoruesve të drogës eshte ne rritje.Agjensia jone e ndodhur perpara ketije fenomeni teper shqetesues sensibilizon opinjonin publike dhe eshte ne mbeshtetje te policis shtetit per te bere te mundur minimizimin e ketije fenomeni teper shqetesues per femijet tane.Uroje dhe disheroje qe neve si agjensi te na afrohen sa ma shume aktiviste,sepse keshtu i bejme nji ndere atdheut dhe te ardhmes se femijeve tane.
ELVIRA LANI
Drejtore e pergjithshme e zyres IVNESTIGATIVE “STOP KIME”