8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Emitaf Limani

NE DITELINDJEN TENDE SOT

KUJTO-VELLA!!

Perendia na fali jete,
po ne prove te veshtire na vuri:
Si te gezohemi dhe te hidherohemi!
Balance ne mes nuk vuri.
Gezimi i perkoheshem!
Hidherimi i perjetshem,
qe mposhte çdo gezim!
Ne te gedhire sot, 31 Korrik!
U zgjova, mendjen tek ty Kujto!
Kur bera te çohesha!
Toka nen kembe levizte.
Syte me lotonin.
Asgje per rreth nuk shikoja.
Ty po te kerkoja.
Veshet me gumezhinin!
Nje ze i fuqishem,
nga qielli me vinte.
Jam une Kujtimi!
Datelindjen kam sot!
Bashke do e festojme!
Me pritni- me pritni!
Malli po me djege!
Shpirti po me pervelohet,
per familjen time te vogel,
femijet e bashkeshorten,
vellain e motrat,
miqte e shoket.
Ju preva ne bese…..
Pa rikthim u largova…..
Ohh..jam vertet apo ne ender!
Nje trishtim me zuri!
Trupi me rrenqethej!
Loti driten e syrit ma zuri!
Zemra po me rreh fort,
nga vendi po shkulet!
Nuk di, nga gezimi apo hidherimi!
Ku ta çoj mendjen me pare…?
Ne diten tende qe linde Kujto!
Ndonese e vogel isha,
Nje gezim i madh i papare.
Kujtoj gjysherit tone,
tundeshin, perpjete hidheshin
nga gezimi, per djalin e vetem te tyre,
qe u be me dy trima.
Edhe emerin gjyshja ta vendosi!
Kujtim! gjithemone te te kujtojme!
Kujtoj prindet tone, u shkelqenin syte,
dy krahe pune u shtuan, nje dashuri me shume.
Kujtoj vellane e motrat, u gezuam!
Nje dashuri, nje jete me shume u shtuam.
Ku ta çoj mendjen me pare..?
Ne gezimin tend me te madh!
Tre dashurite e tua!
Dy princa e princeshen!
Te gjithe ne me gezimin tend
ne rreth u bashkuam, festuam.
Ishim te lumtur ti dhe ne!
Ehhh.. zoti e perendia deshti,
gezimin tend e tonin ta prishte.
Me hidherim ta mbulonte!
Ne pa bese u tregua!
Vendosi te na largonte.
Nuk ishte radha jote!
Ishe i fundit qe na gezove!
U bere i pari qe na hidherove.
As deshira jote as e jona.
E pamundur te keqes ti shpetonim.
Plage te renda na shkaktove.
Dhimbje e fort qe nuk shuhet!
Zemer çare e shpirt sakatosur,
kur prane nuk te kemi.
Hija jote ne sy na mbeti.
Hapin tend ndjeme rreth e rrotull.
Dora jote, ne pune kudo!
Zeri e mendja jote, busull orientimi!
Drejt te mires, te bukures, femite kerkojne.
Mungon fizikisht Kujto!
S’te prekim me me dore,
As puthje e perqafime!
As flasim e kuvendojme!
Midis nesh mbeten vetem kujtime
Te bukura, te hidhura!
Por ti je i pranishem,
ne mendje e zemren tone,
je i pranishem kudo.
Kur shtrojme dreka e darka!
Vendin tend, askush nuk e ze!
Me ne e midis nesh je,sa te jemi ne.
Datelindjen tende gjithehere do kujtojme!.
Largimin pa kthim nuk duam ta besojme.
Mendojme se nje dite per te gjithe ne
do vije, do takohemi, bashke do jetojme.
Malli e dashuria mes nesh,
kurre nuk shuhet, e fort ekziston.
I perjetshem je ne zemren e shpirtin tone!
Me dhimbje, mall e dashuri te perjeteshme,
gjithehere do te kujtojme.
VETEM DITELINDJE KE,KUDO QE JE!
NE ZEMREN E SHPIRTIN TONE RRONE!

31 Korrik 2022 Motra jote Fatmira

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.