9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

Engjelli Dardanoilir Koliqi

L'immagine può contenere: 1 persona

KUR DUAM NJËRI-TJETRIN

Dashurisë ia hapim rrugën e amshimit
Kurse botës ia hapim shtigjet e lumturisë
Oqeanet e mirësisë bashkë i pasurojmë
Me të bekuara pika njerëzie
Dashurie e lumturie


Garlate (Lecco), 15 janar 2011

NË MËNYRË PROFESIONALE

Shkolla e mbretërisë sonë
Ka një të vetme detyrë
Që t’i aftësojë të gjithë njerëzit
Për të kultivuar
Në mënyrën profesionale
Të bekuarën dashuri
Për t’i dhënë gjithësisë
Ardhmërinë e pafundme
Të lumturisë
Së njerëzisë

Garlate (Lecco), 15 janar 2011

VALO FLAMURI YNË

Valo Flamur valo
Me Shqipen dykrenare
Mbi trojet e shqipeve
Furtunat përballo
Bashkë me mua
Me motrën e me vëllain
Gjithmonë mbijeto
Në Prishtinë e në Tiranë
N’Gostivar e n’Elbasan
Në Shkodër e në Vlorë
Në Korçë e në Tetovë
N’Gjirokastër e në Ulqin
Në Preshevë e në Peqin
Në Prizren e në Durrës
Në Shkup e në Kukës
Në të jitha trojet tona
Flamuri ynë valo
Me Shqipen dykrenare
Gjithmonë mbijeto
Me mua bashkë
Me motrën e me vëllain
Furtunat përballo

Engjëll KOLIQI
Nogara (Nogarë) – ITALI
14 gusht 1997

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.