14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Erinda Bendo

 

Unë gjithmonë kam preferuar mitologjinë dhe legjendën më shumë sesa historinë.

Për shumë arsye, po kryesisht për faktin se historia është e përbërë nga fakte/ ngjarje të vërteta që më vonë rezultuan apo u interpretuan si gënjeshtra. Ndërsa mitologjia është e ndërtuar nga gënjeshtra magjike që më vonë ndodhën e u bënë të vërteta. Përveç mistike dhe e larmishme, pervecse ka enderr, perralle dhe art brenda, si dhe nje te vertete te zbukuruar: legjenda është ajo qe i afrohet me shumë atyre qe vleresojne shpirtin qe e vene te parin symbyllur. Ne cdo rrjesht qe shkruaj, te pakten une si individ fus shpirtin brenda. Edhe kur i referohem te shkuares, sepse shpirtrat e rinj apo “shpirtrat e vjeter “ sic preferojme sot shpesh ta quajme veten citojme si ato rrenat neper kohe e hapesira te ndryshme, duke i futur ngjarjeve te se shkuares nje pjese tonen brenda, dhe perpos formimit tone duke e sjelle ate ne pervojen dhe realitetin e viteve 2020…

Ashtu si endrrat e shkuara qe shoh shpesh me njerez qe s’kane ekzistuar kurre, per te cilet thuhet se dikur ato njerez kane ekzistuar në gjini, ne familjen tende dhe te shfaqin ty nje merak qe kane pasur!

Ne fund te fundit nga shpirti dhe jo nga shkencat ekzakte frymon e verteta, jeta po ashtu dhe dashuria e cila I pergjigjet vec dashurise dhe jo manipulimit..

Të mbështetesh në krijimtari tek tradita, për mua është diçka shumë e vlefshme. Sado jemi kopracë në vlerësimet ndaj saj, sado ka mangësi apo provincializma ajo mbetet gjithsesi tradita jonë.

Kur lexoj apo degjoj që ka të tjerë përpara meje, që kanë kaluar të njejtën rrugë, të njëjtat probleme apo sfida dhe ia kanë dalë e kanë bërë emër për mirë(edhe pse nën një presion më të moderuar.) frymēzohem!!

Ndoshta, ka njerëz me bindje rebele e antikonformiste , ndoshta mund të jetë më i vlefshëm nëse del dikush prej tyre e bën revolucion, por shërbesa që marrim nga e shkuara është gjithsesi një pasuri e vlefshme.

Shpeshhere dikush ka një inteligjencë më të lartë se të tjeret, dhe ecën me skema,, dhe ka aftësinë të parashikojë ftohtësisht deri në dy-tri hapa më përpara e kjo, nuk është diçka aspak e gabuar siç nuk është e gabuar as rruga e dikujt që ecën me zemër e me intuitë e me një “kujtesë logjike”, të fituar nga përvojat . Ky i dyti është ai që shpeshhere përpiqet të krijojë një urë midis dy brezave. Të dyja qasjet kanë vlerë, por të fitoj respektin e vlerësimin e brezave më të mëdhenj sesa unë, është një sfidë e imja personale (sfidë në thonjza sepse asgjë, absolutisht asgjë askujt nuk i imponohet sot.)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.