8.5 C
Tiranë
E martë, 5 Nëntor 2024

Eva Gjoni

Kur të njoha nëpër flokët e mi kishte thinja, pesha e viteve që ndjeja, nuk doja ti shikoje thinjat e mija i mbuloja, ndihesha në faj, kisha qënë larg teje, ato nuk ishin unë. Brënda meje sapo kisha rilindur.Por tani dua të më shikosh ngadale si do mbushem e zbardhem pranë teje, janë thinja të tjera, jane çaste të jetuara bashkë, nuk do kem turp nga thinjat e mija.Ato nuk më plakin janë jeta ime,do ndjej si do mi përkëdhelëdh ngadalë mëngjeseve duke më zgjuar për të jetuar edhe një dite tjetër bashkë.
Eva Gjoni

Eja mos u druaj, shiu jam unë
Pa çadër në duar
Nuk ke nevoj të mbulohesh
I copëzuar në pika futem thellë flokëve tē tu
Dhe shkëmbejmē aromat
Unë aromë qielli, ti aromë Ti
Trupin po derdh mbi ty
Mbyll sytë, veç ndiejmë, jam unë
Rrëshkas sa më gjatë mundem
Mbi lëkuren tënde të butë
Lëpihem nëpër gushë
Pastaj … nuk e di kush avullon
Ti apo unë
Vazhdo ec në shi, mos u largo nga unë
Gjithmonë i njëjti mall për të prekur ty
Mos nguro të bësh dashuri
Askush nuk të gjykon
Për këdo, Ti je veç një vajzë që lagesh në shi
Eva Gjoni..L'immagine può contenere: una o più persone, persone in piedi, oceano, bambino, spazio all'aperto e acqua

Andrra të thinjuna futun
në skuta t”shpirtit, duhen me u hek
E manej kupton se keke krejt i zbrazun
Sapo je shfaqun ashtu tjetër njeri
Duke të pasun ty ndër sy
Më fton prej fillimit me i mbush
Eva Gjoni

T’randume qepallat n’mramje
Shumë gjana t’uluna mi to
N’ krahët e mija m’shtetun fli
M’kërko n’ andërr, ndie frymën teme
Eva Gjoni

Puthja
Erdha në jetë e puthur nga buzët e një gruaje,
me ngrohtësinë e pritjes
Më shoqëruan netëve në zjarminë time
Por renda gjithë jetën
Të gjeja të tjera puthje
Përshtjellimesh, përhumbjesh
Ikjesh, ardhjesh, kujtimesh
Asnjë nuk ishte si e para puthje
E mirëseardhjes në botën që tani e quaj timen
Eva Gjoni

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.