3.5 C
Tiranë
E hënë, 10 Shkurt 2025

Fahri Xharra

Piza ,qytet pellazg – etrusk

nga Fahri Xharra

E dini që qyteti Piza në regjionin e Toskanes ishte ndërtuar para Luftës së Trojes ? Pak nga ne e kishim ditur se dikur ne si ujdhesën Italike të gjithë banorët e asaj ane të Adriatikut e flitshin të njëjtën gjuhë po si ilirët e brigjeve të Adriatikut Lindor e më tutje po sikur ata banorët e lashtë Azisë së Vogël.image.png

Unë personalisht e falënderoj shqiptaren e madhe Nermina Vlora Falaschi e cila me studime te saja na e bëri të gjallë se edhe etruskët ishim ne , po sikurse ilirët edhe etruskët flitshin shqipen e kohës së vet.image.png

Bota etruske ishte shumë e madhe . Neve na kishin ndalur orën tek formimi i Perandorisë Romake ,pa e spjeguar se si ata linden ,kush i solli ,në tokat e kujt mbretëruan . Askush nuk na e spjegonte që ata linden nga vet etruskët dhe ilirët dhe u rritën dhe u glorifikuan hiq më shumë se sa në tokat e të parëve të tyre. Duke filluar nga përgatitje shkollore , arti luftarak dhe sulmet e shkatërrimet por më vonë jeta e ëmbël dhe ndërtimet ishin nga vetvetja .
Po cilët ishin Lidianët dhe Etrsuskët e Toskanës? thuase ishin vetëm ata në siudhesën italike. Po mesapet, picentet , sardet, venetet ?

Miku i madh i lashtësisë sonë Z. Mathieu Aref në një rast shkruan :” Po e mbyll më këtë reflektim të famshëm të historianët gjerman Karl Otfried Müller i nxjerrë nga « Prolegomena » e botuar në 1825 (edhe pse unë nuk pajtohëm më te gjithmonë në disa fusha të tjera), “Sa më shumë inteligjenca të depërtohet në historinë e Greqisë , më shumë vëmendje do t’i kushtohet elementit pellazg, i sakrifikuar deri tani “. Për këtë unë e konsideroj si një vizionar të madh . Falëminderit. »
Për deri sa ai e mbyllte shkrimin e tij me fjalët e cituar më lartë , unë po e filloj shkrimin tim po me atë thënje të historianit gjerman Karl Otfried Müller :” “Sa më shumë inteligjenca të depërtohet në historinë e Greqisë , më shumë vëmendje do t’i kushtohet elementit pellazg, i sakrifikuar deri tani “

Pra elementi pellazg është sakrifikuar që moti për hire të diçkaje tjetër madhore : falsifikimi i historisë.

Trombeti thoshte me bindje që “raca ilire shtrihej për së gjati e së gjeri gadishullit Apenin, që nga tokat Venete e gjer në Pulia dhe Kalabri.” Studiuesi Lattes e pranonte se gjatë studimeve të tij nuk kishte hasur asnjë kundërshti mes origjinës së ilirëve dhe “popujve italikë” (Studi Etruschi 1942). Po ku dua të dal ?

I motivuar shumë nga kundërshtimet që edhe sot i kemi ndaj elementit pellazg , atëherë e konsultova një libër shumë me vlerë të Mario Guranaccit , 1767 e posaqërisht desha të shënoj ndërtimin e qytetit të Pizes se Toskanës në veriun e Detit Tiren.

Shënimet e ndryshme flasin , ato flasin ato tregojnë për Pizën e njohur me Kullën e saj të shtrembër, por unë u thellova dhe hasa në mirëkuptim të literaturës se kush ishin ndërtuesit e parë të saj . Historia i ka shtresuar kohët e kaluar mbi te , por edhe fillimi i Pizës është i shënuar nga vet ata që janë mundura t`ia krijonin një histori që del dhe fillon nga vetëm ata.

Prejardhja e emrit të Pizes nuk dihet , kurse origjina e qytetit me shekuj kishte mbetur e pa njohur , sepse kishte teori të ndryshme për të parët e këtij qyteti bregdetar . Thuhej se ishin Pellazget , Grekët , Etruskët dhe Liguret. Hulumtimet arkeologjike kanë gjetur gjurmë të shekullit të 5-të para Kr. që e vërtetojnë tregtinë në mes Galëve dhe Grekëve në këtë qytet . Por . duke gërryer në Arenen Garibaldi , 1991 , u gjetën varrezat etruske.

Edhe autorët romak e shkruanin se Pisa ishte qytet i vjetër , Strabo i referohej origjinës së Pizes që Nestori mitik , mbreti i Pylosit ,pas rënjes së Trojës , por Virgjili në “ Eneiden “e tij e përshkruante si qendër të madhe në “ Tokën e Etruskëve “ . Komentuesi i Virgjilit shkruante që Teuti , mbreti i pizanëve e kishte themeluar qytetin e Pizes 13 shekuj para fillimit të epokës së re (William Heywood (2010). A History of Pisa: Eleventh and Twelfth Centuries. Cambridge University Press. p. 1. ISBN 9781108010139. )image.png

Më vonë Piza shërbente si bazë romake e ekspeditave të saja detare kundër Galëve , Ligurëve dhe Kartagjenasve. Në viti 180 para Kr. qyteti u kolonizua nga romakët dhe u fut nën ligjin “Portus Pisanus.”. Në vitin 89 para Kr., Portus Pisanus u bë municipium.

Të dalim tek pellazget dhe etrusket themeluesit e vërtetë të Pizes , pra sipas Mario Gurnaccit dhe librit të tij historik Piza dhe Arkadia u themeluan nga Pellasget tiren. lexoni më poshtë në foton nga libri i përmendur :

Derisa Straboja shkruante se qyteti ishte vetëm 4 km larg bregut të detit , tani qyteti falë ndryshimeve gjeologjike është mbi 9 km larg bregut të Detit Tiren.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.