
SKANER I IMET DHE OBELISK NDERI PER PRENG PASHKUN DHE FAMILJEN OSMANI
Ne sot, ne mjediset e lokalit “Shpresa-Al” kemi fatin te marrim ne dore librin e autorit Gjergj Kola, i cili eshte si nje skanerr i imet dhe obelisk nderi per Preng Pashkun dhe familjen Osmani.
Ky liber eshte shkruar me gjuhe te thjeshte, fjale te zgjedhur dhe me peshe.
Z.Gjergj Kola ka pershfaqur nje njohje te thelle e te imet te treves dhe familjes Osmani. Kjo ka bere qe libri “Malesori fisnik njeshekullor -Preng Pashk Osmani” te jete si nje pashaporte brilante per vlerat e familjes Osmani, por edhe te Meziut te Pukes.
Njohja e thelle e zones dhe aftesite e autorit Gjergj Kola kane bere te mundur perjetesimin e vlerave historike, tradicionale, etno-kulturore dhe shpirterore te familjes Osmani, Meziut dhe te Pukes.
Ky liber sherben si nje prozhektor i fuqishem qe ndrit familjen Osmani, fshatin e bukur Meziun dhe shume personazhe qe kane demonstruar vlera patriotike ku edhe Gjon Osmani i Pare e shume mezias dhe vete Preng Pashku kane shfaqur trimeri, vendosmeri, sakrifica e vetmohim per mbrojtjen e lirise dhe trojeve ametare.
Autori ka pikturuar me ngjyra te arta malesorin fisnik njeshekullor Preng Pashk Osmanin. Ai ka skalitur me mjeshteri portretin fizik dhe shpirteror te preng Pashk Osmanit. Ai eshte paraqitur me imtesi ne te gjithe fazat e jetes, qe femij, rini e deri ne ditet e some 97 vjecar, ndersa libri rrok nje hark kohore me shume se 210 vite.
Autori Gjergj Kola eshte fokusuar ne cilesite dhe virtytet me te mira, ne momente kritike e shume domethenese, ne Vendime te rendesishme per familjen Osmani, fshatin Mezi dhe zones se Pukes, ne qendrime e sjellje dinjitoze te te pareve Osmani, preng Pashkut si dhe te vellezerve Lush e Gjon Osmani. Raportet individuale me familjaret, komunitetet, shoqerine dhe miqesine e malesorit fisnik njeshekullor ku Preng Pashk Osmani shendrit dhe rrezaton mencuri, drejtesi, vision, obligim, pergjegjshmeri dhe devotshmeri.
Merite e ketij autori eshte se nuk ka mbetur vetem ne pershkrimin e personazhit kryesor dhe aktivitetit te tij, preng Pashkut, i cili ne kete liber mer permasat e nje njeriu te persosur, gati hyjnor, por z. Kola pershkruan me shume imtesi dhe ndricon edhe trajtimin e ketij kryefamiljari nga bijet e bijat, rejat, nipat e mbesat, shoqeria e miqesia, njerez te thjeshte dhe drejtues te Partise e te pushtetit te kohes, mesues e kuadrove te fushave te ndryshme.
Autori Gjergj Kola ka marre dhe ka bashkuar ne ortekun e rrefimit te perkatitjes se ketij libri prej 478 faqesh, 34 autore, prej te cleve 16 Jane familjare te Preng Pashk Osmanit. Sejcili prej tyre flet me superlativa per malesorin fisnik njeshekullor dhe e sjellin ate ne memorien e lexuesit si nje njeri i rralle, si besimtar i thekur, si besnik, i drejte, trim, vizionar qe ka bere shume jo vetem per familjen e vet, por edhe per fshatin, per arsimimin e bijeve dhe bijave te Meziut dhe per kedo qe ka njohur e punuar me ta.
Ja disa vleresime : “Preng Pashk Osmani, percues i vlerave me te larta qe ka populli i Pukes. Burra te till si Preng Pashku, me ruajtjen e zhvillimin e vlerave te popullit tone, kane mbajtur gjalle kombin shqiptar. Prezenca e Preng Pashk Osmanit zbukuron veprimtarite tona, takimet me fusnikun e Meziut Jane te paharruar, Preng Pashk Osmani nje burr i rralle i Pukes dhe i malesise, Nderi i fisit dhe krenaria e Thacit, nje margaritar njerezor ne krye te pemes se tij familjare, Veshtire te gjenden fjale per te shpreh dashurine dhe respektin per Preng Pashkun, Heroin e heshtur te besimit fetare. Burreria, besa dhe trimeria e Preng Pashk Osmanit shprehet me se miri ne disa momente ku autori perzgjedh, fokusohet dhe ndricon sic eshte rasti i Ikones se Jezu Krishtit, te cilen e fshehu ne catine e shtepise se Prenges per 30 vjet. Ku per 360 muaj, 8640 dite, 518400 minuta dhe 31.164.000 sekonda jeta e Preng Oashk Osmanit qe ne rrezik dhe hekurat e qelite e prisnin, por Prenga me besim e qetesi te plote e kaloi paqesisht. Po keshtu edhe ruajtja e kumanes se Kishes nga Prenga, se bashku me Zef Lazrin, Ded Mark Tahirin, Pask Pjeter Kolen dhe Kol Bib Doden e ruajten per 30 vjet. Si duket fryma e Jezu Krishtit i mjegulloi mendjen dhe syte punonjesit te sigurimit, kurse ketyre burrave u dha bekimin dhe guximin.
Ekujlibri eshte ligji qe ka mbajtur dhe mban familjen Osmani ne normalitet e mbaresi te vazhdueshme. Eshte ky ekujliber qe mban gjalle boten, galektikat qiellore, disiplinon gjithe familjaret e familjes Osmani. Ky ekujliber i ka hap shtegun dashurise, respektit, mirenjohjes, shpreses e besimit se nuk ka pune qe nuk behet, nuk ka veshtiresi e sfide qe nuk kalohet, nuk ka sukses qe nuk arrihet me pune, me drejtesi, dashuri e harmoni.
Autori Gjergj Kola ka punuar per perkatitjen e ketij libri si nje derigjent I spikatur e i talentuar duke i bashkuar, vene ne pune dhe duke i bere pjese te librit edhe 34 autore, te cilet nga thellesite e miofibrileve te shpirtit dhe neuroneve trunore derdhin dashurine dhe respektin per Preng Pashkun.
Ky liber vjen tek lexyesi ne kohen e duhur, kur baza e shoqerise shqiptare, familja, ka marre plasaritje dhe plage te renda, mandej dhe trauma te verteta. Po e ilustroj kete me disa te dhena:
Per vitin 2024 kemi pas gjithsej 55 te vrare, nga keto 40 meshkuj dhe 15 femra. Vetem brenda familjes 10 veta, 7 meshkuj e 3 femra. Te vrare te moshuar 5 veta. Akoma me keq qe nga sikleti, nga zhgenjimi, nga pashpresa, skamja, trajtimi i keq etj. Disa i kane dhene fund jetes ne menyre tragjike. Jane vetehwdhur nga pallatet, vetvarur e vetehelmuar 68 vete, prej te cileve 50 meshkuj e 18 femra. Nga keto 16 te moshuar. Keto trauma vazhdojne edhe per vitin 2025. Ku kemi deritani 16 te vrare, 14 meshkuj e 2 femra. Te vrare brenda familjes 4 veta, prej tyre 2 te moshuar. Te vetevrare 34 veta, 21 meshkuj e 13 femra. Te moshuar 5 veta, prej tyre 3 femra.
Ndryshe nga kjo Panorame krimi e familjes shqiptare , libri i autorit Gjergj Kola “Malesori fisnik njeshekullor” sjelle drite e shprese, dashuri, respekt, harmoni, vleresim e nderim dhe jepe celsat e jeteses se lumtur e te kamur te familjes Osmani, modeli me i mire dhe i duhur.
16 familjaret e familjes Osmani, duke filluar nga Lushi e Gjoni e deri te betimi solem i nipit Kristo Osmani: “Porosite e babies Preng, i ruajm si nje thesar i madh” Jane copeza xhevahiri qe zbukurojne e lumturojne shpirtin e Preng Pashk Osmanit, por dhe shendrisin me se miri edhe rrugetimin jetik te cdo shqiptari e vecanerisht te gjeneratave te reja.
Libri perfundon me nje album fotografik prej 70 faqesh qe perben nje fototeke prej 266 fotove me ngjyra qe flasin e deshmojne pa fjale, por ne menyre bindese per ecurine me se 210 vjecare te familjes Osmani, e vecanerisht te Preng Pash Osmanit, Lushit e Gjonit, Nene Dranes shpirt njeriu, nipave e mbesave te mbare, shoqerise e miqesise Osmani.
Te bekuar qe ne fillim me ikonen e Jezu Krishtit, bekimin e Papa Franceskut, mirenjohje e certifikata te dhene nga drejtuesit vendore, tituj Nderi e te Krenarise nga Bashkia Fushe-Arres e shoqata “BPVPSH” , Resorti Antigona I familjes Osmani.
Nje memorial, nje dokumentar dhe ky liber per malesorin fisnik Preng Pashk Osmanin Jane sa dashuri, vleresim, respek e nderim aq edhe perjetesim i mozaikut te vlerave te kesaj familje te madhe Meziase, drite, motivim e frymezim per cdo lexues e vecanerisht per breznite e reja , nje model integral e progresiv edhe per familjen Europiane ku kerkojme te aderojme.
Me kete Rast Kryesia e Pergjithshme e Shoqates “BPPSH” Duke vleresuar kontributin e vecante te motrave Frane e Xhane Osmani u jep titullin e larte
“Nderi i Shoqates Bashkimi i Pergjithshem i Pensionisteve te Shqiperise”
E gezofshi dhe e mbajteshi me nder!
FAik XHANI- MJESHTER I MADH