8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Fatbardha Amzaj

Pak aromë fshati

Pak baltë nga fshati dua …
Pak aromë trëndafilash bio të kuq,
Dua pak aromë pjergulle hardhie,
Nga ai amerikani me aromë si askush..
E dua bukurinë e fushave me grurë,
Lulëkuqet kryelarta nëpër ara,
Edhe pak nga pluhuri i rrugëve të tij,
zogjtë shtegëtarë kur janë në fluturim,
E dua hijen bio të ullirit,
kodrave dhe fushave, puhizën kur fryn,
Gjethet që bien duke rrotulluar ,
Sikur performojnë valsin e lumturisë..
Pak nga të gjitha, bukën, gjizën ,dhallën,
Edhe pak aromë nga pema portokallit,
Atë peizazhin e bukur të liqenit,
Ku ëmbël pasqyrohet rrezja e parë e diellit.
Dua lodrat bio, me hapa dollapa,
lojërat e thjeshta kur luanim me pafka,
Lojërat me litarë kur luanim në fëmijëri,
Pak nga bora e parë kur” zgjohej “në agim….
Për një kafe turke, si kafja me aromë,
Kur e përcëllonim në një qebaptor,
Bluhej me dorë në të voglin mulli,
Dhe në zjarr e zienim, shije mrekulli..
Për lulet e diellit si një perëndi ,
Për bletët punëtore mbi një trëndafil,
Për fluturat e bukura mbi lule kamomili,
Për këngën e ëmbël të zogjve kanarinë….

Pak aromë fshati më sjell kujtime,

Kujdesin e tepëruar të nënës time,

Të vëllezërisë tonë si deti, si mali,

për pak aromë babe se më dogji malli….

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Orikum

Në parajsën e bregdetit,
Orikumi të jep jetë,
Valët lehtë lehtë vallëzojnë,
Përqafojnë rërë e breg.
Një puhizë lozonjare,
Sytë ti ledhaton,
Një freski nga mali deti ,
Oh çfarë mrekulli.
Thonë këtu i ke të tria ,
Detin, malin,fushën ,
Jodi,ajri të shëron,
Ky është deti Jon.
Qetësi, kaltërsi,
Dielli rrezaton,
E ku ka më bukuri ,
Ky është deti Jon.
Peizazhe fantastike,
Sa shumë vizitorë,
Orikum dhe Llogara,
S,ka si deti Jon.

E lodha detin
Sot , e lodha detin,
I mora jodin i mora qetësinë,
Fola, lodrova me valët lozonjare,
U zhyta thellë në zemrën e tij.
E mora pasqyrimin e diellit dallgëve,
Perëndimin e shijova me shpirt,
Fluturova me pulëbardhat joniane ,
Si një dron vëzhgova bukurinë e tij..

“””””””””””””

Ata sy
Tek ti…dua buzëqeshjen e dielltë çdo mëngjes,
Të jesh si hëna e bukur , e plotë,
Të dua si yjet që qiellin ndriçojnë,
dhe errësirës i japin fund …e sfidojnë.
Të jesh si lule e bukur, e selitur,
sikur kujdesur nëna që e ka rritur,
Çdo ditë ujitur , ushqyer me frymë e dashuri,
mëngjeseve të puthura nga vesa në agim..

Fluturimin tënd kurrë mos e ndal,

E lirë si një shqiponjë në ajri fluturo,

Se kështu të dua të jesh e vlerë,

Ata sy …ngjyrë toke të buzëqeshin përherë…

“””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, oqean, natyra dhe qiell

Të kesh nënën pranë
S,ka si nëna dritëhëna,
Nëna është dritëargjenda,
“Thyen”gurë e “thyen” male,
Të ngroh nga dashuri e madhe.
Të mbulon me bekime,
Lutet, lutet për evlat,
Eshtë paqja dhe lumturia,
Nëna është vetë perëndia..
S,ka si nëna mirësia,
Më e ëmbla më e mira,
Një dashuri që lind me ty,
Dhe jeton në përjetësi..
Nëna ,nëna si mburoja ,
Dora e ngrohtë përmbi ball,
Përqafimi më i pastër,
E vetmja dashuri e rrallë..
E thërret dhe kur s,jeton,
E thërret kur ke gëzim,
E thërret kur ke trishtim,
Shfaqet ëndrrash si perëndi…

Eh kush ka nënën pranë,

E ka ndjekur fati i mirë,

Nëna si bota hyjnore,

Më e pastra dashuri...

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.