Pas shumë kërkesave dhe mesazhëve që kam marrur nga shumë ndjekës të vargut tim sot me këtë poezi i përshëndes të gjithë ata që më duan dhe vlerësojnë.
Për ju unë poetja e vogël me dashuri të madhe.
Ti grua
Zonjë shtëpie
Nënë e fëmijëve
Ilaç i dhimbjeve
Mjekim i plagëve
Netëve pa gjumë
Ti grua
Zonjë e lartë
Me mendje të artë
Me fjalën e heshtur
Çdo herë e buzëqeshur
Me shikim prej dielli
Ti grua
Mësuese e jetës
Edukim i kulturës
Shpresë për të jetuar
Dashuri që nuk ka fund
Ilaç i zemrës së lënduar
Ti grua
Poete nderi e kulluar
Histori e jetës së pa lexuar
Melodi e dhimbjes së pa harruar
Zë i këngës së pa kënduar
Ti forcë e shpirtit plot jetë
Ti grua
Fisnike me zemër të madhe
E dashur shpirt bujare
Dritë hëne që ndriçon në qiell
Emër i bukur shkruar në diell
Ti çdo herë mbetesh personazh
Me të bukurin imazh
Ti grua
E fortë e ndieshme
E bukur e ëmbël
E dashur e hareshme
Shpesh herë qëndron e heshtur
Me sy të përlotur e gjithmonë e buzëqeshur