13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Fazli Ferati

 

MËSOHU TË JETOSH NDRYSHE

L'immagine può contenere: albero, pianta, cielo, erba, spazio all'aperto e natura

Erdhi koha
kur flasim
shikohemi
dëgjohemi
në një largësi
në këtë pranverë
të lulëzuar
me plot hijeshi

Si nga larg
si në afërsi
mbyllje në vete
monotoni
deshe e s’deshe
komunikimi vyrtual
na ka rrëmby

Mësohuni të jetoni
edhe në këtë mënyrë
shpesh herë gjërat
ndodhin ashtu
siç nuk ke dëshirë

Durim
pas çdo vështirësie
vjen një ditë e mirë
f.f

SA KISHA MALL..L'immagine può contenere: 15 persone, persone in piedi e spazio all'aperto

Sot
sa kisha mall
të isha pranë nxënëve
siç isha më parë

Pranverë erdhe e heshtur
zogjve këngën ua zbehe
ligjërimin mësuesve e nxënësve
si me shpatë ua preve

Virus
na ndave nga kolektiviteti
atëherë qëndroni në shtëpi
lexoni
se me lexim
e kaloni më se lehti

Kujdes nxënës
e mos keni frikë
tinëzisht na erdhi
tinëzisht do ikë

Aty ku e lamë
ne do të fillojmë
së bashku me ju
jetën do ta vazhdojmë
f.f

SHIHET QARTË

Ju
që nuk doni
të ardhmen e këtij vendi
jeni të vërbet
apo…
s’doni për të parë
vëni gishtin mendjes
e pas njëzet viteve
shikoni ku kena ardhë

Shikoni të rinjtë
se ku janë sot
ua thyet shpresën
e bredhur nëpër botë

Ju që ndryshimin
nuk e doni
popullin në humnerë
do ta çoni
f.f

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.