13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Fazli Ferati

PAS KRISMAVE..L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi, cielo, spazio all'aperto e acqua

Pas krismave
kënga jehonte
rapsodi me qifteli
e lahutë
këtyre shkrepave të ashpra
përherë i këndonte

Kënga thuhej
ishte vaji i burrit
zëri shpërthente ndër prita
e malli qante gurin

E zogjëve
të pranverës
këngën ua mori era
ikën fluturim
me mallëngjim
ndër vise të tjera
f.f

DITË URIMI

Kur vie dita
ditë urimi
në daç uro
në daç mos uro
me lule
pa lule
me fjalë
pa fjalë
me zemër
pa zemër
është e drejtë
e cilido e kushdo
sipas dëshirës së vet
le të vepro

E diç tjetër është
të paragjykosh
jo, kjo bën
ajo s’bën
kjo është e mirë
kjo s’është e mirë

Lerëni more njerëz
se çdo njëri
ka të drejtë
ta shpreh mendimin
e vet të lirë

A të pëlqen
a s’të pëlqen
është e drejtë
e çdo njërit
që ta zbërthen
f.f

S’DUHET HESHTUR

S’duhet heshtur
kur ke çka të thuash
bëhesh krah i së keqes
e nënshtrues

Asgjë n’këtë botë
s’është krejt bardh
as zi
çdo njëri flet
herë siç di
e herë siç s’di
ireali flet
sipas interesit të tij
f.f

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.