14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Ferit Hoxha

Imazhe nga promovimi i librit “MINERA E TREPÇES GJATE SHEKULLIT XX” me autor Dr.SC.Mustafë Haziri nga Kosova.

Një studim me vlera ekonomike, shkencore, historike dhe kombëtare.
Prezantimin e librit e bëri Elisabeta Katijaj nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare.
Ne emër të Shoqatës Mbarëkombëtarë “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, përshëndeti me diskutimin e tij, Av. Agron Isa Gjedia me pozicionin kryetar i shoqatës.
Interesante ishin pyetjet dhe diskutimet nga studiues dhe ekspertë të fushës së minieralogjisë dhe nga pjesëtarë të tjerë të pranishëm si: Muhamed Dauti, Dodona Qose Gani Lami Gani , Ing. Mark Pepkola , Gjergj Gecak Kosovë etj.
U recituan poezi me temë për “Mitrovicën”, nga poeti i njohur me origjinë nga Çamëria, Z. Namik Selmani.
Dr.SC. Mustafë Haziri i autor i librit bëri përshëndetjet e falenderimet e rastit, duke u uruar të gjithë pjesëmarrësve shumë suksese në impenjimet e tyre dhe shumë mirënjohje për prezencën në takim.
Në fund të veprimtarisë u realizuan edhe disa foto kujtim mes të ftuarve e Drejtuesit të “Qendra për Studim dhe Hulumtim Mitrovicë”, Kryetarit të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Benda” Ferit Hoxha, Kryetarit të Shoqatës Mbarëkombetarë “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, Agron Isa Gjedia, etj.Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë
Pas përfundimit të suksesshëm të veprimtarisë, për të gjithë të pranishmit, biznesmeni, filantropisti dhe aktivisti i shoqërisë civile nga Gjakova, Gjergj Gecaj, shtroi një koktej në nje lokal të Qendrës Tregtare “TOPTANI”.

Falenderoj autorin e këtij libri z. Mustafa për këtë sdudim me vlera kombëtare, si dhe Av. Agron Gjedinë per ftesën dhe ndihmesën që dha në mbarëvatjen e këtij evenimenti.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.