PËRFUNDOI ME SUKSES FESTIVALI I AKTRIMIT TË RINISË ORGANIZUAR NGA SH. K. A. “JEHONA SHQIPTARE” Shoqata Kulturore Artistike “JEHONA SHQIPTARE” me projektuese autoren Znj. Zamira Korançe, realizoi festivalin e aktrimit të rinisë me siglën: “FESTIVALI I AKTRIMIT JEHON , RINIA SHQIPTARE TRIUMFON“. Festivali u mbajt në sallën “Tonin Harapi“, të shkollës “Jordan Misja“ (Liceu Artistik), Tiranë, pasditen e datës 12 dhjetor 2022. Këtë ngjarje të rëndësishme kulturore e moderuan dy përsonalitete,gazetarë të njohur GAZMEND AGAI dhe SAVA LENA . Pas këndimit të Himnit Kombëtar dhe të Jehonës Shqiptare vazhduan konkurimin mbi 15 grupe të ardhur nga Dardania, Mali i Zi, Maqedonia, si dhe nga shumë bashki të vendit tonë, duke pëfshirë në aktivitet edhe disa të rinj me aftësi të kufizuar. Në konkurim morën pjesë mbi 30 intepretues të roleve të ndryshme aktrimi në katër diciplina si:
1.DISIPLINA KINEMATOGRAFIKE. 2. DISIPLINA DRAMATIKE. 3. DISIPLINA TEATRALE 4 DISIPLINA HUMORISTIKE Këtë konkurim e vlerësoi Juria e përbërë nga: 1.Znj. Margarita Xhepa “Nderi i Kombit ” Presidente Nderi, Certifikuese fituesve dhe Kryetare Jurisë. 2.Prof. Xhevat Limani, aktor “Kalorësi i Artë i Skënderbeut” President Nderi i Festivalit dhe anëtar jurie. 3. z. Pajazit Murtishi, aktor, ikonë e dramës “Heroit Kombëtar Adem Jasharit”.
4.z.Kliti Roshi, aktor i mirënjohur. 5.z.Ramazan Luga (Xon Amerikani), aktor i mirënjohur humorist. Sigurisht që këtij festivali ia shtoi bukurinë pjesëmarrja dhe performimi i shkëlqyer i dy këngëtarëve të mirënjohur Arben Sinoni dhe Hysni Hoxha, si dhe pjesëmarrja e Ansamblit Artistik “Shqiponja” Tiranë me koreografe Aida Xhamallati. Në rolin e Drejtorit Organizativ të këtij Festivali gjej rastin të falenderoj kryetaren e Jehonës Shqiptare znj.
Zamira Korançe,
si dhe znj. Magarita Xhepa “Nderi Kombit”, PRESINDENTE NDERI E JEHONËS SHQIPTARE, që ma besuan mua drejtimin e këtij evenimenti! Së dyti dua të falenderoj të gjitha grupet dhe konkurentët si për pjesëmarrjen e tyre në këtë festival ashtu edhe për paraqitjen me nivel të lartë artistik.
Së treti, falenderoj të gjithë anëtarët e tjerë të stafit si: regjisorin e festivalit z. Minella Kureta “Mjeshtri i Madh”, dy prezantuesit Sava Lena & Gazmend Agai, fotoreporterin Gani Kryeziu, z. Jakup Krasniqi, kryetar i Jehonës Shqiptare Dega Kosovë – Dardani, z. Ilir Lleshi,
President i Jehonës Shqiptare dega Mali i Zi me qendër në Ulqin, znj. Arjeta Jani përfaqësuese e grupeve pjesëmarrëse nga Dibra e Madhe-Maqedoni, z. Agim Xhemali, teknik i fonisë e shumë të tjerë. Në fund u ndanë çmimet nga juria e lartpërmendur, duke u shoqëruar me fotot e rastit, si dhe falenderime e mirënjohje nga shoqata “Jehona Shqiptare”. MIRUTAKOFSHIM NË EDICIONET E ARDHSHME! Me respekt Ferit Hoxha!