UDHËTIM NË KOSOVË
Kur udhëton në Kosovë
mbushesh plot me përjetime,
kujton robërinë shekullore
krenohesh me djalërinë trime,
e të duket i artë ai dhe,
kemi më të bukurin mëmëdhe.
Por ne shpesh nuk jemi si duhet,
atdheut i duhet nga ne të ruhet,
se e vjedhim dhe e kërdisim,
se e poshtërojmë e livadhisim.
Prandaj na duhet të udhëtojmë,
të punojmë si duhet,
të krijojmë rrugë për ecje ndryshe,
të hapim shkolla në qytete, fshatra,
për ecje përpara,
në botën e re…!
(Faleminderit për peisazhin Prof Rame Smajlaj)
28.01.2020
Hamburg