VENDLINDJES SIME..
Për vendlindjen time
malli më ka marrë,
në komunën e Dardanës
është dhe fshati ynë.
Gjendet në mes malesh
e pasur me lumenj,
nga lart zbresin fëmijët
rrugicave gjthëandej.
Lartë në Busavatë
gjallëria mbretëron,
sa e bukura natyra
rrallëkund që shihen.
Dhe fryhen lumenjtë
me ujë të pastër si loti,
livadhet zbukurohen
me lule pranverore.
Andaj t´i mbrojmë
pasuritë tona,
Shkollën tonë të bekuar,
vendlindjen e të parëve tanë,
rreth treqind vjeçare…!
10.03.20
Hamburg
Turpi që po rëndon po bëhet çdo ditë e më shumë edhe më i rënd edhe më i madh për përgjegjësit.
Qindra nxënës që gati 7 muaj nuk ndjekin mësim.
Ministritë kërkojnë ligje. Paradoks. Sa i pa guximshëm mund të jetë një ministër dhe një qeveri! I pash të gjithë. Nuk është leht të bëhet shteti me njerëz të pavendosur.
Këtë e them nga përvoja jetës.
Me leju që të vije puna që të protestohet deri te kryeministria për një paradoks .
Në një shtet demokratik duhet të kishte dorëheqje të ministrave.
Nuk ka diskutim. Kjo nuk guxon të ndodh!!!
Arma e fëmijëve është pafajësia e tyre.
Pushtetarët komunal qëllimkeq i zbrapsim, pushtetarët e paguximshëm të ministrive i forcojmë!
Busavata nuk zbrapset, ajo po lufton edhe për të mirën dhe të drejten e të tjerëve!
MËSUESËVE TË DASHUR..
Mësuesët e dashur
nuk qenë thjesht heronj,
po lexonin shumë ata,
si të tjerë, shkruanin pa ndal.
Dhe shumë dëshmorë
shkrime pas kishin lënë,
si i pari, si i fundit,
qoftë mësues, poet, piktor.
Mërgimtar me vlerë,
Fazli Grajçevci,
Jusuf Gërvalla,
Kadri Zeka,
Nuhi Berisha,
Bahri Fazliu,
Rexhep Mala e shumë e shumë të tjerë.
Dashuria e paparë për vendin,
vuajtjen këtu, gjakderdhjen,
torturën, kërcënimin,
ndjekjen e burgosje.
Dhe gur e hekur
kishin trupin,
mendjen
e tërë shpirtin.
Nuk qenë thjesht heronj…
kishte tek ata diçka,
të legjendave të largta,
diçka të miteve të thella.
Si lumejt, si detet,
si shkrepat
(edhe si nata sot- misterioze,
por dhe plot mendime,
se do i gjendet filli dhe kësaj kohe
plot tradhëtime dhe plaçkitje),
si muzetë e këtij vendi…
Si poezitë, prozat, bindja,
edhe thjeshtësia
gati magjike
e tyre…!
TË DHËNAT BURIMORE NË LAGJËN MOLLISHTË – FETAHAJVE – BUSAVATË.
Përshëndetje vëllezër, motra, kusheri,vendasës, miqë të nderuar, mërgimtar të çmuar duke ju dëshiruar një fundjavë të mbarë, më shpresa se do keni kohë të lexoni – vlerësoni të kaluarat e paraardhësve tanë.
Obligim yni moral, njerëzor e atdhetar është që paraardhësit tanë mos ti harrojmë, por ti përkujtojmë, për mes shkrimëve, botimeve, fotove të ndryshime, që brezi i ri te ketë sadopakë njohuri për ta, e ti nderojmë të parët dhe Dëshmorët e Kombit, të cilët me përkushtimin më të madh kanë punuar dhe janë flijuar për lirinë e vendit, që ne sot e gëzojmë me popullin tonë.
Dikur në këtë pjesë të lagjës se Fetahajve Busavatë, ishte një lagje e veqant jo largët ne perëndim të Busavatës , rrethë dy km.
Në këtë hapsir përfshihëshin karër (4) familje:
Bejtajt, Dulajt, Sherifajt dhe Fetahajt, të gjitha të shtrira nënë një kodrin e lartë, siq po shihët edhe në foto më lartë, nëpër të cilën kaluan jetën të parët tanë.
Për atë edhe e pagëzuan këtë lagje me emrin e Fetah Ajetit, burrë ode e kuvendi , Fetah Çaushi – Busavata.
Thuhet se para 160-80 vjetësh , disa familje Busavatase ndërtuan mure strehimi dhe disa tëbane për bagëti, siq e dien edhe ne sot në vendin e qujtur Kodroboka , apo stanët e Fetahajve, ku edhe sot ende shihen themelet e tyre.
Pas një kohë edhe u vendosën definitivisht edhe me familje, këtu filluan një jetë të re, duke mos pushuari asnjëher për të bëri një jetë që sakrifikuan gjithqka që patën vetëm e Vetëm tia dalin e të mbijetojnë me punë, duke hapur ara ,livadhe, kopshte, duke shartuar edhe shumë pemë të egra e sidoemos molla.
Me këtë rast po theksoj se shkrimin tim për fillimet e qenies se lagjës (Jabukovicë) Mollishtë, fshati Busavatë e kam mbështetur në rrëfimet e mixhës Rrahman.
Po ato rrëfime më mundësuan të sjell një pjesë të toponimeve të fshatit, Ku ka emra të arave, të maleve, të livadheve, të kodrinave e të lagjeve, si :
Trojet e Shtëpive, Ara e lamëve, Ara e Salihut, Ara e Moçme, Ara e Poshtër, Ara e Çeshmes, Lugi i Thanave, Nër Ara, Bahçja, Rrezet, Lugu Asllanit, Te Thana Pite, Ara e Axhës Man, Përmi Rrumullake, Bokat, Bahçja te Lumi, Çubura, Rrahishta, Kodrobokat, Kroni i Mixhës,Rrumullakja, Osoja, Qyreqhanja, Guri i Bregut, Te Vorret, Mali i Kolibave, Guri i Hoxhës, Kroni i Nezirit, Draganca, Ara e Isufit,Bunari i Vjetër e shumë e shumë të tjera.
Pastaj filloi edhe Ndertimi i një pas njishëm i tre 3 Mullinjëve, jo lartë njëri tjetërit në një afërsi nga një e me tepër km, ne mes veti.
Mulliri i parë ndodhej në fund të Zabelit të Hasan Isufit, apo Mulliri i Fetahajve.
Mulliri i dytë ndodhej poshtë në fund të Kodrobokave, apo Mulliri i Osmanajve.
Mulliri i tretë i Bajrajve në fund të lendinave të qujtura Bokatë.
Gjithë çka gjallëronte më ato bukuritë natyrore, ujëvara, mrize , të shumta për bagëti, pemë e perime , lule me ngjyra të ndryshime, kudo aromë OXIGENI, zëra fëmijsh, bujqësia, blektoria,bletaria, rrakatakët e mullinjëve ndiheshin gjithandej…!
Këta Mullinjë ishin ndertua kah viti 1930, por për fatin e keq, edhe këta tre 3 Mullinjë nuk punonin më.
Është fatkeqësi e madhe që këta Mullinjë janë shkatrruar tërsishtë, nga keqbërsit, dora e ligë e njeriut, ku sot ende shihen edhe ato pakës gur që kanë mbetur te mbuluar me dhe e gjëra tjera….
Te parët e Busavatës…
Ja vlen ti kujtojmë me radhë:
01. Busavatë: Sipas fjalëve të pleqëve, të parët e fshatit Busavatë ishin:
Selimi,Duraku, dhe nipi Maliqi
02. Familjet Bejta,me djemët: Shahini, Nazifi, Avdili, Selimi, Bislimi, Sefedini
03. Familjt Duli me djemët: Agushi, Qerimi, Zeneli
04. Familjet Gjela; Ademi, Imeri, Gjela
05. Familjet Fetahajve; Ajeti, Kadria, Tahiri, Osmani – (Ajeti; Bellka, Fetahu, Maliqi, Bajrami,) – (Fetahu: Rrahmani, Duraku, Mehmeti, Jahiu, Musliu dhe nipi Hasani ) – ( Maliqi; Asllani, Kadriu,Shefkiu,Hamdiu) – (Bajrami; Mexhiti,Ramizi, Hakiu)
06. Familjet Osmani; Deliu, Ramadani,Sejda, Ibishanja
07. Familjet Makreshi: Zekovit, Hyskovit, Hasanovit, Osmanovit,Ferizovit…
Dmth. Të gjithë këto familje të trungut të lashtë u shpërngulen, dhe lanë trojet Stërgjyshore, në mëshirën e Zotit, dhe u larguan në vende të ndryshme , Dardane ,Europjane etj. Duke u rritë numri i shumë familjeve, nga viti në vitë, ushtua nr. I shtëpive të reja…!
Me ne fund më erdhi në mendje thënja e të parëve , ne takimin e fundit me Fetahun e madh dhe atë rast, me vete, e kamë shëndrruar në vargje, që i kujtoj shpesh:
” O Fetahi kur na la,
Unë po iki – qetë më tha!
Po gjithnji ktu jam
Mish e eshna ktu i kam!
Shpirti im do t’ju ngojë,
Ai ju Shumë do t’ju dojë,
Do t’jetë i lirë këtij vendi,
Kur liria do t’fitohet
Shyptarisht do t’flasë kuvendi,
Kur shqypja nalt n’qiell
Do t’nihet krejt e lirë…!
Ju falenderoj për lexim – vlerësim, durimin tuaj, i juaji; Fetah Musli Maliqi
03.03.18
Hamburg